Në Koçan përfundoi trajnimi për mënyra formale dhe joformale të bashkëpunimit ndërmjet shoqatave lokale dhe pushtetit lokal

Në Koçan përfundoi trajnimi dyditorë për mënyra formale dhe joformale të bashkëpunimit ndërmjet shoqatave lokale dhe pushtetit lokal, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Trajnimi është pjesë e projektit ''Përmirësimi i pjesëmarrjes së bashkësive më të vogla në nivel lokal'', ndërkaq financohet nga Ambasada e BE-së në Shkup.
Pedagogja Marija Filipova tha për agjencinë e lajmeve AIM se trajnimi është i frytshëm pasi që të gjithë pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre me bashkëpunimin dhe kontaktet me bashkësitë më të vogla etnike në nivel lokal./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/12/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































