Infektologia Vera Berisha-Ndreja, thotë se 14 pacientë me coronavirus janë në gjendje të rëndë, ndërsa dy prej tyre po trajtohen në kujdesin intensiv. Bëhet fjalë edhe për një grua shtatzënë e cila ditë më parë kishte rezultuar pozitiv me COVID-19. Ndërkohë, janë 55 pacientë të cilët po trajtohen në Klinikën Infektive të QKUK.
Berisha-Ndreja thotë se priten rezultatet gjatë ditës edhe për gjashtë të dyshuar të tjerë.
“Për momentin në Klinikën Infektive janë 55 pacientë të konfirmuar, me Covid pozitiv. Prej tyre në gjendje të rëndë janë 14 pacientë. I llogarisim pacientët te cilët janë me oksigjeno-terapi, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje tejet të rëndë deri edhe kritike në mjekimin intensiv që është në kuadër të Klinikës Infektive. Në pritje të rezultateve deri më tani i kemi 6 pacientë, por ky nuk është numri i saktë se nga ora në orë mund të ndryshojë”, thotë ajo, raporton KosovaPress.
Ajo tregon për gjendjen e pacientes shtatzënë, e cila është në mesin e dy pacientëve të cilët po trajtohen në kujdesin itnensiv.
“Gjendja e pacientes shtatzënë është kritike, por për momentin është me parametra vital stabil. Është në mjekimin intensiv, në ventilim mekanik, themi se është e intobuar. Po ashtu edhe pacienti tjetër”, tregon ajo.
Ajo thotë se është pritur ky numër i të prekurve, meqë muaji prill pritet të jetë vendimtar, megjithatë thotë se mund të ketë numër shtuar.
“Sigurisht që do të ketë numër të madh, besoj që do të ketë numër të shtuar, por sa do të ketë as ne nuk e dimë. Vazhdon të mbetet edhe muaji prill kritik, për sa i përket numrit të rasteve të reja… Për momentin pacientët janë të shtrirv vetëm në Klinikën Iinfektive. Nuk është shfaqur nevoja t’i dërgojmë në klinikat tjera, të cilat janë të përgatitura dhe të gatshme të pranojnë numrin e të pacientëve. Është e përballueshme gjendja sa i përket numrit të shtretërve në Klinikën Infektive”, shton ajo.
Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe rekomandimet, që të ndihmojnë edhe stafin mjekësor me fluks më të vogël të pacientëve me koronavirus.
Deri më tani janë konfirmuar 510 persona të infektuar me koronavirus, prej tyre 93 janë shëruar, ndërsa 12 të therë kanë humbur betejën e luftimit me këtë pandemi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?