LAJMI I FUNDIT:

Në Klinikën Infektive 51 pacientë me COVID-19, dy në gjendje më të rëndë

Në Klinikën Infektive 51 pacientë me COVID-19, dy në gjendje më të rëndë

Infektologu Valbon Krasniqi thotë se në Klinikën Infektive të QKUK-së aktualisht janë të hospitalizuar 51 pacientë të prekur me COVID-19, e dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

“Për momentin në klinikë kemi 51 pacientë me COVID-19, gjendja shëndetësore e 44 prej tyre është stabile. Ndërsa 7 pacientë janë edhe me oksigjenoterapi, nga këta 2 prej tyre janë në gjendje më të rënduar”, tha Krasniqi, për Telegrafin.

Krasniqi deklaroi se nëse situata me COVID-19 sillet ngjashëm sikur me vendet tjera, atëherë në muajin maj mund të marrim frymë më lirshëm.


“Sa i përket kulminacionit të pandemisë në vendin tonë, kemi thënë disa herë se kjo varet nga disa faktorë, ndër të cilët më kryesorët janë: se sa i kanë respektuar rregullat dhe rekomandimet qytetarët, por edhe nga numri i testimeve që realizohen për ditë”.

“Tashmë jemi në javën e fundit të muajit prill, përndryshe java e shtatë nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, dhe nëse virusi sillet pak a shumë ngjashëm si në shumicën e shteteve tjera, atëherë mund të presim që deri në fund të këtij muaji të kemi numër të konsiderueshëm të rasteve, dhe të shpresojmë që gjatë gjysmës së parë të majit të marrim frymë më lirshëm”, deklaroi ai, për Telegrafin.

Infektologu shtoi më tej se edhe ndikimi eventual i temperaturave të larta dhe rrezeve ultravioletë ndaj virusit, po ashtu mund të shihet si një faktor favorizues në këtë drejtim.

Ndryshe, deri më tash në Kosovë janë konfirmuar 703 raste me COVID-19, 159 prej të infektuarve janë shëruar kurse 19 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori