Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë në Kosovë, është kryer operacioni, kur vena e thellë e këmbës përdoret si arterie e barkut, në një terren me enë artificiale të gjakut të infektuara me qelb.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se, ky intervenim kirurgjik ka zgjatur më shumë se 5 orë, tek një pacient i moshës së shtyrë, transmeton Telegrafi.
Operacioni është kryer nga specialistët e Kirurgjisë Vaskulare, në asistim nga specialistët e Anestezionit, të Klinikës së Anesteziologjisë.
“Pacienti kishte tri vatra të infeksionit -qelbit, përreth enëve artificiale të gjakut, (protezë vaskulare Dacron 8 mm dhe Dacron 7 mm). Këto dy operime pacienti i kishte kryer Shkup, në vitin 2020. Pacienti N.D, 73 vjeç, kishte dhembje, temperaturë dhe tri koleksione të qelbit: e para në pjesën e poshtme të barkut, e dyta në kofshë lartë dhe e treta në pjesën e poshtme të kofshës, të cilat ishin para plasjes, që pastaj mund të shkaktonin një shkallë vdekshmërie shumë të lartë dhe humbjen e këmbës deri në 90%.
Duke qenë të vetëdijshëm se bëhej fjalë për një rrezik të madh, ekipa mjekësore vendosi që pacienti t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik”, thuhet në njoftim.
Më tej, në komunikatë theksohet se “për ta shpëtuar jetën e pacientit, fillimisht u larguan vatrat infektive bashkë me protezat vaskulare të infektuara, që ishte punë shumë e vështirë, sepse ishte hera e katërt që i njëjti pacient operohej në regjionin inguinal (gilca) të djathtë”.
“Pastaj morën venën e thellë (VFS) nga këmba e djathtë dhe e bënë; Bypassin (urëzimin) prej një pjese të shëndoshë të protezës në bark deri në arterien dytësore të këmbës, (arteria femoris profunda dex.), pasi që arteria kryesore e këmbës (AFS), ishte kaherë e mbyllur.
Gjithashtu, ekipi mjekësor për ta shpëtuar këmbën e djathtë, morën venën sipërfaqësore (VSM) nga këmba e majtë dhe realizuan bypasin (urëzimin) nga segmenti i fundit të basit të mësipërm deri tek gjuri i këmbës së djathtë”, vijon komunikata.
Më parë rastet e tilla kanë shkuar për mjekim jashtë vendi. Për më tepër, rastet e tilla me infeksion të dy grafteve vaskulare (enëve artificiale të gjakut) në të njëjtën kohë janë raportuar rrallë në literaturën mjekësore.
Pas operacionit janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë dhe pacienti pas 15 ditë hospitalizimi, është lëshuar në shtëpi, në gjendje shumë të mirë shëndetësore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës