LAJMI I FUNDIT:

Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale kryhen tri operacione me VATS, asistojnë ekspertë nga Turqia

Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale kryhen tri operacione me VATS, asistojnë ekspertë nga Turqia

Në kuadër të programit të trajnimit për VATS, në Klinikën e Kirurgjisë Torakale​ janë realizuar tri operacione të asistuara me ekspertët nga Turqia.

Me aparaturën e VATS ndërhyrja është më cilësore dhe më e sigurt, si dhe zvogëlohet mundësia për infeksione, kurse përshpejtohet koha e rehabilitimit të pacientit.

Në njoftimin e QKUK-së thuhet se me këto operime të fundit, buxhetit të Kosovës i janë kursyer rreth 100 mijë euro.


Drejtori i Kirurgjisë Torakale, Saudin Maliqi, thotë se janë në fazën intensive të trajnimeve për VATS.

Sipas tij, e veçanta e kësaj pune është se në Kirurgjinë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës​ po kryhen operime, me asistim dhe përkrahje të ekspertëve ndërkombëtarë.

Një ekip i kirurgëve torakalë ka qëndruar në Budapest të Hungarisë, për të asistuar mjekët atje në ndërhyrjet kirurgjikale me pajisjen e VATS.

Klinika e Kirurgjisë Torakale po synon të performojë kirurgjinë mini-invazive, duke i ofruar pacientëve standardit më të lartë të trajtimit kirurgjik.

Në njoftim më tej thuhet se QKUK ka marrëveshje me Budapestin, Lubjanën, Sofjen dhe Stambollin për trajnim dhe bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e Kirurgjisë Torakale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kalo në kategori