LAJMI I FUNDIT:

Në kërkim të bimëve medicinale- Arqile Todhi tregon sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballet në mal

Në kërkim të bimëve medicinale- Arqile Todhi tregon sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballet në mal

Arqile Todhi nga Përmeti ka zgjedhur të mbaj ekonominë e familjes me anë të mbledhjes së bimëve medicinale.

Ka mbi 40 vite ne kërkim të bimëve  të ndryshme dhe bën  mbi 5 orë rrugë që të arrij në majat e maleve.

Nga biseda me të kupton që ky lloj aktiviteti nuk është vetëm për përfitim ekonomik por, për të është edhe një lloj kënaqësie dhe përmbushje.


59-vjeçari tregon se në çdo stinë mbledh  lloje të ndryshme çajrash dhe bimësh medicinale .

Todhi shprehet se interesi për bimët dhe çajrat që ai mbledh ka ardhur duku u rritur 5-6 vitet e fundit. Por fitimi nga kjo punë tepër e lodhshme, është minimal. ”Me të huajt bëhët më shumë punë, me të vendit më e vështirë, duhet t’i kërkosh blerësit”.

Pikat e grumbullimit i marrin me çmim tepër të ulët çka e detyron Arqilenë të dalë e t’i shesë vetë bimët kurative që ai mbledh.

Shpesh herë në lartësinë e maleve i është dashur të përballet me sfida dhe rreziqe.”Të ha gjarpri, të godet rrufeja, të del ndonjë kafshë e egër”.

Arqile Todhi me  anë mbledhjes së bimëve kurative në malet e Dhëmbëlit, Nemëçkës, Postenanit ka arritur të investojë edhe në shkollimin e dy fëmijëve të tij dhe për këtë fakt,  ai sot ndihet mjaft krenar.

Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Kalo në kategori