Në Gjilan 381 raste aktive me coronavirus

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan ka rënë në 381 nga 501 sa ishte para një javë.
Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, në mbledhjen e mbajtur të Komitetit komunal për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Ismajli u ka bërë apel qytetarëve që t’iu përmbahen rregullave të institucioneve shëndetësore si mënyra e vetme e parandalimit të përhapjes së virusit, e që janë bartja e maskave, mbajtja e distancës, mos grumbullimi e higjiena personale.
Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: Nga 6676 të testuar, 2594 kanë rezultuar pozitivë, 2139 janë shëruar, 74 qytetarë e kanë humbur betejën me #COVID19, 381 raste janë aktive, 105 pacientë janë në hospitalizim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/11/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































