Disa gjyqtarë që pretendojnë të udhëheqin gjykatat e vendit kanë pasur punë me Prokurorin Disiplinor dhe Komisionin Disiplinor të Këshillit Gjyqësor të Kosovës gjatë punës së tyre.
Në listën e gjyqtarëve që konkurruan për drejtim të gjykatave, dërguar nga zëdhënësja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës Aishe Qorri, shihet se në Gjykatën Themelore të Prishtinës nga të gjithë kandidatët për kryetar, me masë disiplinore është vetëm Hamdi Ibrahimi, kryetari aktual dhe pretendenti për mandatin e tij të dytë.
Ibrahimi ka një masë qortimi nga Komisioni i KGJK-së.
Komisioni ka pranuar nga ZPD-ja një raport përfundimtar për pretendim për sjellje te pahijshme të cilin raport Komisioni pas mbajtjes se seancës dëgjimore dhe pas administrimit dhe vlerësimit të të gjitha provave, ka gjetur se Kryetari Ibrahimi ka bërë sjellje të pahijshme dhe i ka shqiptuar masën disiplinore të qortimit,” thuhet në përgjigjen e KGJK-së për KALLXO.com.
Ibrahimi deklaroi se kjo masë nuk e pengon që të konkurrojë, ndërsa tregon se i është shqiptuar pas një deklarate në medie.
“Kjo masë i është shqiptuar kryetarit të gjykatës Hamdi Ibrahimit për shkak se si kryetar gjykate në një emision televiziv ka deklaruar se –parafrazim- ‘një prokuror i cili nuk ndërmerr veprimet e duhura procedurale në një çështje penale ku lartësia e dëmit material (apo keqpërdorimit) është 1.700.000,00 euro mund të konsiderohet se ka kryer vepër penale keqpërdorimit të detyrës zyrtare, njësoj sikurse 11 të akuzuar –zyrtarë të Komunës së Prishtinës që akuzoheshin për mosveprim në rrëzimin e objekteve të ndërtuara pa leje’”, tha Ibrahimi.
Kryetari i themelores në Prishtinë ndihet krenar për këtë deklaratë, edhe pse u qortua për të, ngase sipas tij çështja për të cilin foli në emision u parashkrua për mosveprim të prokurorit.
“Në një rast kur gjykata ka nxjerrë vendim për parashkrim të ndjekjes penale ndaj 3 të pandehurve që kishin dëmtuar një subjekt juridik për 1.700.000.00 euro, prokurori nuk kishe ushtruar ankesë, edhe pse vendimi për parashkrim ishte nxjerrë para kohe dhe pala e dëmtuar i ishte drejtuar prokurorit me kërkesë që të ushtronte ankesë brenda afatit ligjor. Deklarata përfshinte edhe kërkesën për Prokurorin e Shtetit që të analizojë se si po menaxhohet Prokuroria Themelore në Prishtinë”, sqaroi Ibrahimi.
Pretendentët tjerë për kreun e Gjykatës në Prishtinë-Beqir Kalludra, Afërdita Bytyqi, Krenar Berisha, Vesel Ismajli dhe Arben Hoti sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës nuk kanë qenë asnjëherë në procedurë para komisionit disiplinor të tij.
“Vetëm një masë nuk pengon”
Te kandidatët për kryetar të Gjykatës së Apelit gjendja qëndron më ndryshe, pasi dy prej tyre-Xhevdet Abazi dhe Tomka Berisha kanë të shqiptuar masën e qortimit, ndërsa masë disiplinore të shqiptuar nuk ka Hasan Shala.
Njësoj si kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, edhe kandidati për numrin një të Apelit Xhevdet Abazi tha për KALLXO.com se qortimi nuk do ta pengojë për t’u zgjedhur në këtë pozitë.
“Vetëm një masë disiplinore nuk pengon për me qenë kryetar, më shumë se një masë sigurisht se po,” tha Abazi.
Nga katër kandidatët për kryetar të Gjykatës Themelore në Pejë, vetëm Sylë Lokaj ka të shqiptuar masën e qortimit dhe udhëzimin për ndërmarrjen e veprimeve korrigjuesë.
KALLXO.com kërkoi sqarim nga Zyra për Informim e Gjykatës në Pejë në lidhje me këtë masë të shqiptuar ndaj Lokajt dhe ndikimin që ajo mund ta ketë në kandidimin e tij.
“Ne si gjykatë nuk jemi kompetentë për dhënien e ndonjë vlerësimi lidhur me rastin ne fjalë. Lidhur me këtë pyetje përgjigjen mund ta gjeni në organet kompetente-gjegjësisht në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, i cili është organ që bën vlerësimin në zgjedhjen e kryetarit të gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të gjykatës.
Kreshnik Radoniqi, Rrustem Thaçi dhe Violeta Husaj që janë në garë me Sylë Lokajn për kreun e Gjykatës në pejë, sipas KGJK-së nuk kanë masa disiplinore të shqiptuara.
Njëjtë si në Pejë qëndron situata edhe në Gjilan, ku nga katër kandidatë, vetëm njëri ka masë disiplinore.
Naser Maliqi, Aziz Shaqiri dhe Zyhdi Haziri asnjëherë nuk kanë qenë para komisionit disiplinor të KGJK-së, ndërsa Veli Kryeziu ka të shqiptuar masën e qortimit.
Ymer Hoxha si kandidat i vetëm për Gjykatën e Prizrenit nuk ka qenë asnjëherë para komisionit disiplinor. Të njëjtën situatë e ka edhe kandidati për kryetar të Gjykatës në Gjakovë, Vaton Durguti.
Kandidatët për kryetar të Gjykatës Themelore në Ferizaj janë pa masa disiplinore. Elmaz Zenuni dhe kryetari aktual Bashkim Hyseni nuk kanë masa të shqiptuara ndaj tyre.
Ndryshe nga Gjykata në Ferizaj, në degën e kësaj gjykate në Shtërpcë, pretendojnë të udhëheqin dy kandidatë. Musa Kongjeli, aktualisht gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën e Ferizajt, nuk ka asnjë masë të shqiptuar ndaj tij, ndërsa ndaj kandidatit tjetër Adem Shabani ka filluar procedurë disiplinore.
KALLXO.com i ka dërguar pyetje edhe Gjykatës në Ferizaj për procedurën disiplinore të nisur ndaj Shabanit.
“Përderisa nuk ekziston një vendim përfundimtar lidhur me inicimin e kësaj procedure, vlerësoj se nuk do te këtë ndikim në përzgjedhjen time si mbikëqyrësi i degës se gjykatës ne Shtërpcë,” thuhet në përgjigjen e Shabanit të dërguar me anë të zyrtares për informim në Ferizaj, Albënora Bekteshi.
Adem Shabani ishte pjesë e emisionit “Drejtësia në Kosovë”, gjetjet e të cilit shkaktuan dorëheqjen e prokurorit Visar Musa nga Ferizaj, pasi ai drekoi me një të akuzuar, ndërsa tregoi se aranzhimin e kësaj “dreke të gabuar” e kishte bërë gjyqtari Shabani. /KALLXO.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/478399979_1163664558451415_8661739284314776893_n-e1739264847345-380x233.jpg)
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
![Sulm fizik ndaj grave e kanosje – disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/dhuna-familje-380x233.jpg)
Sulm fizik ndaj grave e kanosje – disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
![Ia mori 600 euro për t’ia kaluar testin e patentë-shoferit, i dyshuari arrestohet në Gjilan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-4-380x233.jpg)
Ia mori 600 euro për t’ia kaluar testin e patentë-shoferit, i dyshuari arrestohet në Gjilan
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-1-780x439.jpg)
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht