Reperi Stresi shpesh herë është etiketuar si një "reper problematik", kjo për shkak të raporteve të tij jo të mira me policinë.

Shpesh ai është bërë temë e lajmeve në media për arratinë e tij, ose ikjen nga policia, , nga ku gjithmonë kishte ngelur i pakënaqur duke u shprehur se policia kanë vepruar jo drejt ndaj tij.


Megjithatë, duket se raportet me uniformat blu tashmë i ka rregulluar.

Këtë e vërteton edhe një fotografi e tij e fundit në rrjetet sociale, ku shfaqet krah dy zonjave police.

"Policia që duam" shkruan ai në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar kështu për se është ndarë i kënaqur për punën që kanë kryer me përgjegjësi zonjat në fjalë. /Telegrafi/

stressss 1