As te Atalanta, as te Fiorentina e as te Lazio, por te shtatë herë kampioni i Italisë, Torino.

Mërgim Vojvoda ka bërë hapin e madh në karrierë duke u transferuar në elitën e futbollit italian tek Torino nga Standard Liege për shumën e 5,5 milionë eurove.


Mbrojtësi i Kosovës u kërkua nga disa skuadra italiane, por në fund oferta e Torinos ishte më e larta dhe ‘Demat’ fituan garën për të.

118615172 3144516508999483 9059775769787379544 o

“Torino është i kënaqur të ju njoftojë se ka fituar përfundimisht të drejtën e shërbimeve sportive për futbollistin Mërgim Vojvoda nga Standard Liege.

“Mbrojtësi kosovar ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me klubin tonë”.

118602181 3144516458999488 5223186937939088704 o

“Të gjithë në Torino e mirëpresim me një përqafim të ngrohtë Vojvodën”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit italian.

25-vjeçari ka shkëlqyer në futbollin belg, fillimisht me Royal Mouscoron pastaj edhe me gjigantin Standard Liege.

118639058 3144516338999500 708389982755461980 o

Vojvoda prej katër vitesh është edhe pjesë e rregullt e Përfaqësueses së Kosovës, ndërsa aventura në Serie A për të është e dyta jashtë futbollit belg, pasi më parë ka luajtur edhe për CZ Jena në Gjermani. /Telegrafi/

telegrafi sport app