Roma dhe Manchester United kanë arritur më në fund marrëveshje për Chris Smalling.

Dy skuadrat e mëdha evropiane prej dy muajsh janë në bisedime, por pa arritur të gjenin gjuhë të përbashkët.


Dëshira e lojtarit ishte vetëm të rikthehet te Roma, duke refuzuar një transferim te Interi dhe tek disa skuadra angleze.

United nuk hiqte dorë nga kërkesat e tyre prej 20 milionë euro, shumë që konsiderohej si e lartë nga Roma.

33935414 0 image a 8 1601725129376

Giallorosët kishin pëlqimin e lojtarit i cili i kishte dhënë fjalën atyre, dhe në fund United janë dorëzuar para kërkesave të Romës.

Djajtë e Kuq kanë pranuar ofertën e Romës prej 15 milionë euro plus disa bonuse.

Smalling gjatë ditës pritet të aterojë për në Romë ku do të nënshkruajë kontratën me Giallorosët. /Telegrafi/

telegrafi sport app