LAJMI I FUNDIT:

Në fshatin Llugagji të Pejës shërohen të gjithë pacientët e prekur nga coronavirusi

Në fshatin Llugagji të Pejës shërohen të gjithë pacientët e prekur nga coronavirusi

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies në Pejë, ka njoftuar se tashmë në fshatin Llugagji nuk ka asnjë person të infektuar me coronavirus.

Sipas njoftimit, Peja tash po ka çdo ditë e më pak raste me COVID-19, transmeton Telegrafi.

“Gjatë ditës së sotme ekipet mjekësore të IKSHP-së kanë kryer 12 testime prej të cilave 9 ritestime dhe 3 testime për COVID-19, në qytetin e Pejës. Në njoftimin publik të Instituti Publik mostrat e dërguara nga Peja kanë rezultuar të gjitha negative. Nga rezultatet e sotme del se fshati Llugagji nga tash nuk ka asnjë person të infektuar. Peja përherë e me pak me COVID-19”, thuhet në njoftim.


Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se, sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 194 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe se me virus ka rezultuar vetëm një person. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bekim Qoku për kolonat në kufi me Kosovën: Vonesat për

Bekim Qoku për kolonat në kufi me Kosovën: Vonesat për "One stop shop" janë në anën e Maqedonisë së Veriut

Lajme
Këshilli Kombëtar Shqiptar: Serbia po intensifikon sulmin ndaj shqiptarëve të Luginës, diskriminim i hapur dhe ndëshkim politik

Këshilli Kombëtar Shqiptar: Serbia po intensifikon sulmin ndaj shqiptarëve të Luginës, diskriminim i hapur dhe ndëshkim politik

Lugina
ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve

ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve

Lajme
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
U arratis nga burgu i Shën Kollit, policia ofron 10 mijë euro për kapjen e Daut Lazes

U arratis nga burgu i Shën Kollit, policia ofron 10 mijë euro për kapjen e Daut Lazes

Lajme
Kalo në kategori