Poezi nga: Anna Ahmatova
Përktheu: Aurel Plasari
* * *
Jo më kot ne hoqëm edhe vuam
Dhe duruam e nuk nxorëm zë;
Ne duartrokitëm, ne votuam
Dhe vazhduam rrugën si gjithnjë.
Jo se e pastër unë ia arrita
Si llambadhe kishe, jo aspak:
Tok me ju dhe unë u zvarrita
Te xhelati – kukull larë në gjak.
Flatrës së huaj mbrojtje s’i kërkova,
Nën një tjetër qiell s’kisha pse rri –
Tok me këtë popull unë provova
T’isha ku, mjerisht, qe dhe ai.