Në Kuvendin Komunal të Prishtinës sot është shënuar “Dita e Çlirimit” të kryeqytetit, me ç’rast qytetar nderi u shpall gazetari britanik, Vaughan Smith për pasqyrimin e luftës së Kosovës në vitin 1999, përmes punës së tij.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama në seancën solemne tha se gazetari britanik Smith, ka pasqyruar luftën e fundit në vend përmes punës së tij.
Ai po ashtu gjatë kësaj seance paraqiti punën e gazetarit Smith përmes një video-incizimi.

“Ndër ata që kontribuuan drejt realizimit të ëndrrës tonë për liri ishin dhe shumë të huaj, e që i treguan botës me fjalë e me pamje për ato që po ndodhnin në Kosovë. Gazetar të dedikuar me punën e tyre të cilët bën që zëri ynë të dëgjohej e sakrifica jonë të shihej botërisht”, ka thënë Rama.
Rama po ashtu tha se 23 vjet më parë Prishtinës iu kthye shpresa, e shpërblimi i sakrificave shumë vjeçare për lirinë.
“Jemi mbledhur në këtë seancë solemne ta shënojmë këtë ditë kaq të rëndësishme për kryeqytetin dhe mbarë vendin ‘Ditën e Çlirimit të Prishtinës’. Si sot 23 vite më parë Prishtinës iu kthye shpresa, e shpërblimi i sakrificave shumë vjeçare për të drejtën më të shtrenjtë, lirinë.
Kjo ditë shënon fundin e bombardimeve të NATO-s, rrjedhimisht fundin e luftës së Serbisë në vendin tonë. Në kujtesën tonë, kjo ditë ende mbetet ditë e shenjtë, sepse mijëra fëmijë, gra e burra, mijëra familje kosovare sakrifikuan jetën për ëndrrën tonë të përbashkët…Fal tyre sot atë ëndërr e gëzojmë si realitet të lirë në vendin tonë. Fal tyre, 11 qershori është bërë simbol i shpresës, i fitores së të mirës ndaj të keqes, është bërë fillimi i një kapitulli të ri, të cilin ende jemi duke e shkruar të gjithë së bashku”, tha Rama.
Ai po ashtu u shpreh se shumëçka ka ndryshuar për të mirë nga paslufta e deri më sot, por siç theksoi Rama “rruga është ende e gjatë”.
“Në këtë kapitull të ri është tash radha jonë që ta nderojmë veprën e atyre që sakrifikuan për liri, por jo vetëm me fjalë por dhe me vepra. Sot u përulemi ushtarëve të UÇK-së, atyre që rezistuan për të parë Prishtinën të lirë, dëshmorëve dhe familjeve të tyre. U përulemi atyre që dhanë kontribut të pashoq, që hapën shtëpitë e tyre për shkolla, u përulemi atyre që u dëbuan dhe zgjodhën sërish Prishtinën…Le ta kujtojmë 11 qershorin, që të kujtojmë që misioni ynë është që të punojmë për brezat që po vijnë për hir të sakrificës së tyre që sot nuk janë më në mesin tonë”, ka thënë Rama.
Ndërsa, përfaqësuesi i Shoqatës së dala nga lufta, Fatmir Sopi foli për veteranët e UÇK-së, duke thënë se janë duke u lënë anash nga shteti.

Sopi me këtë rast tha “Shteti ynë i ndërtuar mbi sakrificën e tyre dhe gjakun e tyre ende nuk ka vullnetin që të merret me hallet e tyre dhe të ju jap vendin e merituar në shoqëri. Ata po detyrohen që hallet e tyre t’i shprehin përmes protestave e cila gjë nuk është dashur të ndodh pas 23 viteve liri. Jemi dëshmitarë të mbajtjes së proceseve gjyqësore ndaj udhëheqësve të UÇK-së, të porositura dhe paguara nga Rusia dhe Serbia.
Tanimë në Hagë ndodhen udhëheqësit e UÇK-së, derisa atje do duhej të gjendeshin serbët që masakruan, dhunuan dhe dogjën Kosovën. Në këtë proces gjyqësor gjendet dhe njëri nga protagonistët kryesor të çlirimit të Prishtinës, bashkëluftëtari ynë Sali Mustafa, i cili po përballet me akuza dhe dëshmi të rrejshme”, tha ndër të tjera Sopi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Siguria në Kosovë – ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

LSDM: Nuk mund të ketë para për luksin e qeverisë, e të mos ketë për pagë minimale për punëtorët

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi