Në detaje goli i Barcës ndaj Granadas, të gjithë lojtarët e përfshirë në aksion
Barcelona e pati të vështirë ta thyente mbrojtjen e Granadas në ndeshjen e të dielës mbrëma, prandaj duhej të ndodhte diçka e veçantë që të shënohej goli i fitores. Riqui Puig e fitoi posedimin e topit në krahun e majtë për ta nisur aksionin, para se t’ia pasonte topin Sergio Busquetsit, i cili e ktheu prapa te Lionel Messi.
Argjentinasi reagoi shpejt për ta dërguar para tek Antoine Griezmann që ndodhej në vijën e zonës dhe ia vazhdoi Arturo Vidalit që ishte në gjashtëmbëdhjetëmetërsh. Mesfushori kilian dhuroi një asistim të mrekullueshëm me thembër drejt Messit, i cili u gjet përballë portierit Rui Silva dhe e dërgoi topin në rrjetë. Ky ishte goli i 14-të i superyllit të Barcës këtë sezon ën La Liga, ndërsa pas tij ndodhet Karim Benzema me 12 gola të shënuar. /Telegrafi/






























