Në Deçan sot u shtri dora e pajtimit. Familjet Dukaj dhe Tolaj i falën gjakun e bijve Valon Dukaj dhe Agim Tolaj, familjes Gjikolli nga Peja.
Ngjarja e rëndë kishte ndodhur në aksident trafiku më 31 janar të këtij viti në Pejë.
Akti burrëror i faljes ndodhi në hapësirat e Kuvendit të Deçanit në një ceremoni të organizuar nga kreu i kësaj komune Rasim Selmanaj.
Rasim Selmanaj – Kryetar i komunës së Deçanit, fillimisht falënderoi familjet e nderuara Dukaj dhe Tolaj si dhe të gjithë ata që gjetën forcë për ta mbështetur në këtë akt pajtimi.
Sali Dukaj dhe Ali Geci në emër të familjeve që humbën më të dashurit e tyre, falënderuan të pranishmit në ceremoninë e faljes si dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që gjetën forcën ti ngushëllojnë e t’i mbështesin deri në këtë akt të faljes.
Në emër të familjes së Nagip Gjikollit nga Peja, mulla Nexhemdin Hoxha, shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e përjetshme ndaj familjeve Dukaj dhe Tolaj nga Drenoci i Deçanit për këtë akt madhështor të faljes.
I pranishëm në këtë akt burrërie, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, çmoi lartë vendimin e familjeve Dukaj e Tolaj, duke theksuar se falja është hyjnore.
“Familje të nderuara Dukaj dhe Tolaj, ju arritët sot që ajo dhembje e pamerituar për ju, me u pajtu me falje për familjen Gjikolli nga Peja. E keni nderu gjithë shqiptarinë. Qofshi të nderuar. Një vepër e tillë, me të cilën ju e nderoni kombin, na mundëson të ecim nga e mbara”, deklaroi mes tjerash Haradinaj.
Ramush Haradinaj, në shenjë nderimi për këtë akt burrërie, familjeve Dukaj dhe Tolaj ua dhuroi nga një flamur kombëtar, si simbol bashkimi e uniteti.
Në këtë ceremoni të faljes morën pjesë edhe zv/ministri i Qeverisë së Kosovës, Bajram Gecaj, ish-kryetari i Pejës, Ali Berisha, deputeti Daut Haradinaj, deputetja Time Kadrijaj, personalitete të tjera nga jeta institucionale dhe fetare si dhe dashamirë e miq të shumtë të familjeve të pajtuara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ish-ambasadori në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji: Pas tetë viteve është vënë në funksion akceleratori linear

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit