LAJMI I FUNDIT:

Në buxhetin e vitit 2018 përfshihen edhe pagesat për viktimat e dhunës seksuale

Në buxhetin e vitit 2018 përfshihen edhe pagesat për viktimat e dhunës seksuale

Bedri Hamza, ka bërë të ditur se Ministria e Financave të cilën ai e drejton, është e përkushtuar në marrjen e veprimeve  për t’i adresuar të gjitha kërkesat dhe sfidat me të cilat përballen viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Sipas një njoftimi të dërguar duke qenë se këto viktima janë kategoria më e ndjeshme e shoqërisë në Kosovë, kjo Ministri njofton se trajton këtë kategori në kuadër të kërkesave me prioritetin më të lartë duke konfirmuar se nga 2018-ta kjo kategori fillon të marr pensione.

”Bedri Hamza është Ministri i parë i Financave që me qëllim të mirë ka kërkuar që ky proces të  finalizohet sa më shpejt , me qëllim që kjo kategori ti përfitojë sa më shpejt që është e mundur  pagesat  ashtu siç edhe parashihet me ligj, ku javën e parë të marrjes së mandatit ministri Bedri Hamza ka bërë edhe ndarjen e mjeteve nga rezerva e Qeverisë për këtë kategori për pagën e mjeteve financiare”, thuhet në komunikatën e dërguar.


Ministri i Financave për herë të parë në vendin tonë ka vendosur se duke filluar nga janari i vitit 2018 kjo kategori të përfshihet në kuadër të Buxhetit të rregullt, ku përmes  Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, pagesat për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë të pranohen në baza të rregullta.

Ky vendim është marrë sipas Ministrit Hamza, me qëllim që kjo kategori e çmuar dhe e ndjeshme e shoqërisë tonë të trajtohet me dinjitet dhe respektin më të lartë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori