Site icon Telegrafi

Në Bosnje e Hercegovinë sot po mbahen zgjedhjet e përgjithshme, qendrat e votimit kanë hapur dyert nga 7 e mëngjesit

Në Bosnje dhe Hercegovinë po mbahen zgjedhjet e përgjithshme, kurse qendrat e votimit janë hapur në ora 7 të mëngjesit.

Qytetarët do të mund të votojnë deri në orën 19:00, kur edhe pritet të mbyllen qendrat e votimit, transmeton Telegrafi.

Fushata zgjedhore në këtë vend kishte filluar më 2 shtator dhe përfundoi mbrëmë, në ora 7 të mëngjesit kur edhe hyri në fuqi heshtja zgjedhore.

Një muaj më herët kishte filluar fushata parazgjedhore, ku subjektet politike patën rastin të njihen nga afër me votuesit dhe të shpalosin programet e kandidatëve të tyre.

Këtë vit, qytetarët në mbarë Bosnjën dhe Hercegovinën, numërojnë 518 anëtarë të organeve qeveritare në nivel shtetëror, federal dhe kantonal.

Zgjidhen asambletë e reja kantonale, parlamentet e entiteteve,  kreu i shtetit dhe Presidenca e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Për pjesëmarrje në zgjedhje janë certifikuar 145 subjekte politike (90 parti politike, 17 kandidatë të pavarur dhe 38 koalicione), por në fletëvotim do të dalin gjithsej 127 subjekte politike, sepse 8 parti dalin në zgjedhje vetëm si pjesë e koalicionit dhe 10 parti politike nuk i kanë certifikuar listat e kandidatëve. Emrat e 7.258 kandidatëve janë certifikuar dhe në fletëvotim.

Është bërë e ditur se janë regjistruar 3.368.666 qytetarë me të drejtë vote. /Telegrafi/

 

Exit mobile version