Në bazë të gjurmëve të gishtave mund të shihen rreziqet nga sëmundjet, madje edhe para se të shfaqen simptomat

Shikoni se çfarë zbulojnë vijat dhe gjurmët në majë të gishtave!
Është përcaktuar lidhja midis gjurmëve të gishtave dhe të gjurmëve të shuplakave me rrezikun e shtuar nga diabeti, depresioni, impotenca…
Gjurmët e gishtave, të cilat kaherë përdoren në kriminalistikë për zbulimin e kryesit të krimit, do të mundë të ndihmojnë edhe në zbulimin e personave të cilët rrezikohen nga zhvillimi i ndonjë sëmundjeje, madje edhe para se të shfaqen simptomat.
Një hulumtim ka treguar që femrat me tipin specifik të gjurmëve të gishtave, përkatësisht me më pak unaza dhe më shumë harqe, kanë rrezik të shtuar nga zhvillimi i tumoreve gjinekologjike.
Që më herët shkencëtarët kanë përcaktuar që ekziston lidhshmëria midis gjurmëve të gishtave (dhe njësoj të gjurmëve unike të shuplakave) dhe rrezikut të shtuar nga disa sëmundje, siç janë diabeti, sëmundja e Alzheimerit, leucemia, depresioni, impotenca, madje edhe sëmundja e mishit të dhëmbëve.
Sipas dermatoglifikës, disiplinë shkencore e cila merret me studimin e lidhjes midis gjurmëve të gishtave dhe sëmundjeve, nëse në ndonjë mënyrë është çrregulluar rritja e gjymtyrëve, organeve apo cilitdo ind në fazën e hershme fetale, vjen deri te ndryshimi i konfiguracionit të gjurmëve të gishtave dhe të shuplakës, të cilat formohen midis javës së 11-të dhe të 24-të të shtatzënisë.
Këto ndryshime paraqesin shenja të përhershme dhe të dukshme të zhvillimit jonormal në sistemin nervor dhe në sisteme të tjera, transmeton Telegrafi.
Vijat themelore të cilat shfaqen në gjurmët e gishtave tanë, vijat spirale, unazat dhe harqet, mund të tregojnë rrezikun e shtuar për këto sëmundje:
Sëmundjet e zemrës
Meshkujt të cilët vuajnë nga sëmundjet e zemrës shpesh kanë numër më të madh të vijave në zona specifike të majave të gishtave dhe vija të ndryshme spirale, ka treguar hulumtimi i bërë në Universitetin Ningxia Medical në Kinë.
Diabeti
Në Universitetin e Ohajos është zbuluar që ekzistojnë dallime dukshëm më të mëdha se sa është e zakonshme në gjurmët e dorës së majtë dhe të dorës së djathtë te të sëmurët nga diabeti i tipit 1 dhe të tipit 2.
Skleroza multiple
Hulumtimi i shkencëtarëve turq ka treguar që personat e sëmurë nga skleroza multiplite kanë më shumë vija se ata të cilët nuk janë të sëmurë nga kjo sëmundje dhe më shumë unaza në gjurmët e gishtave të dorës së majtë.
Astma
Disa hulumtime kanë zbuluar dallimin në gjurmët e gishtave të të sëmurëve nga astma dhe të atyre të cilët nuk janë të sëmurë nga kjo sëmundje. Është treguar që astmatikët kanë dukshëm më pak harqe dhe më shumë unaza.
Steriliteti mashkullor
Me krahasimin e gjurmëve të gishtave dhe të shuplakave të meshkujve sterilë me ata josterilë, shkencëtarët britanikë kanë zbuluar që meshkujt sterilë kanë dukshëm më pak unaza. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit