Skulpturat e deveve të vjetra mbi 2 mijë vite, janë gjetur në një kodër shkëmbore në shkretëtirën e Arabisë Saudite.
Derisa devetë padyshim janë “ikonë” e këtij vendi, gjetjet e fundit kanë lënë gojëhapur shkencëtarët, transmeton Telegrafi.
Të vendosura në provincën Al Jawf në pjesën veriperëndimore të Arabisë Saudite e njohur si zona e deveve, është eksploruar nga një grup shkencëtarësh franko-saudit.
Skulpturat, disa të papërfunduara janë “gravuar” në tri kodra shkëmbore, kurse shkencëtarët kanë arritur deri më tani t’i identifikojnë disa.
Sidoqoftë mbetet mister se pse këta artistë kishin vendosur t’i realizojnë këto skulptura në këtë zonë.
Por, shkencëtarët sugjerojnë se kjo zonë dikur ishte vendi i adhurimit, dhe se devetë janë shfrytëzuar për të bërë tregti. /Telegrafi/