Stacioni kërkimor në Antarktik ka matur temperaturën më të lartë që ndonjëherë është arritur në këtë kontinent, derisa ngrohja globale është duke shkaktuar frikë të madhe nga shkrirja e akullit në Polin e Jugut.

Baza “Esperanza” në veri të Antarktikut ka matur temperaturën prej 18,3 gradë celsius që po konsiderohet si më e larta në histori, ka bërë të ditur organizata botërore e meteorologëve “WMO”, transmeton Telegrafi.


2 33

Sot në Evropë në asnjë vend nuk ka qenë aq nxehtë, në Lisbonë është matur temperatura prej 17 gradëve, në Madrid, 15, kurse në Athinë, 10.

3 29

Antarktiku është një nga pjesët e planetit që më së shpejti nxehet. Shkencëtarët besojnë se ngrohja globale po shkakton shkrirjen e akullit në Polin Jugor, ku një ajsberg me madhësi sa katër herë Londra është shkëputur dhe po lundron drejt oqeanit. /Telegrafi/