Në Allianz Arena vendoset gjysmëfinalisti mes Bayernit dhe Villarrealit – formacionet zyrtare

Bayern Munichu dhe Villarreali takohen në Allianz Arena për ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Nëndetësja e Verdhë fitoi me rezultat 1-0 në takimin e parë të zhvilluar në Estadio de la Ceramica dhe do ta nisë takimin me epërsi.
Megjithatë, bavarezët luajnë në stadiumin e tyre dhe epërsia prej një goli lehtë mund të përmbyset.
Nuk do të mungojë një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Julian Nagelsmann dhe Unai Emery, të cilët i kanë zgjedhur lojtarët që do të zbresin në fushë nga fillimi.
Formacioni startues i Bayern Munichut: Neuer; Pavard, Upamecano, Lucas Hernández; Sane, Kimmich, Goretzka, Coman; Muller, Musiala; Lewandowski.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
12/04/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































