Kosova ka shënuar aktivitet sizmik gjatë ditëve të fundit, sipas të dhënave të publikuara nga faqja ndërkombëtare VolcanoDiscovery, e cila monitoron lëvizjet sizmike në mbarë botën.

Sipas këtyre të dhënave, në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar disa tërmete me magnitudë mbi 2 ballë, ku më i forti ka arritur magnitudën 4.8.


15 tërmete brenda një jave

Raporti tregon se gjatë shtatë ditëve të fundit në territorin e Kosovës janë evidentuar gjithsej 15 tërmete, me magnitudë maksimale deri në 4.8.

Nga këto, një tërmet ka qenë mbi magnitudë 4, një tjetër ka qenë ndërmjet magnitudës 3 dhe 4, gjashtë tërmete janë regjistruar në intervalin nga 2 deri në 3 ballë, ndërsa shtatë lëkundje të tjera kanë qenë nën magnitudë 2, të cilat zakonisht nuk ndihen nga qytetarët.

Tërmeti më i fortë i regjistruar më 10 shkurt

Sipas VolcanoDiscovery, tërmeti më i fortë i regjistruar sonte, me epiqendër në zonën e Shtërpcës, me 4.6.

Statistika afatgjata të tërmeteve

Të dhënat statistikore tregojnë se gjatë 12 muajve të fundit në Kosovë dhe zonat përreth janë regjistruar mbi 300 tërmete të magnitudave të ndryshme, shumica prej tyre me intensitet të ulët.

Në dhjetë vitet e fundit, numri i përgjithshëm i tërmeteve të regjistruara tejkalon shifrën prej 2 mijë.

Institucionet përgjegjëse vazhdojnë të monitorojnë situatën, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar. /Telegrafi/