Në 24-orët e fundit, në Kosovë ndodhën 43 aksidente trafiku dhe u arrestuan 26 persona

Për gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku, 17 prej tyre me persona të lënduar ndërsa në 26 u raportua vetëm për dëme materiale.
Në raportin e publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se, janë shqiptuar edhe 887 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Po ashtu Policia e Kosovës ka arrestuar edhe 26 persona, 17 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/06/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































