Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në përvjetorin e 16 të themelimit të partisë së tij, është shprehur se bashkimi kombëtar mbetet pjesë e programit të tyre.
Kurti gjatë konferencës për medie, që u mbajt në vendin ku edhe u themelua fillimisht Lëvizja Vetëvendosje, tha se “Edhe në programin e LVV-së bashkimi kombëtar, që është më shumë se bashkim me Shqipërinë, shihet si intencë historike që nuk e përzgjedhim ne por ajo neve”.
“Aq e thellë është sa që nuk mund të thuhet se përzgjedhet si një produkt”, është shprehur Kurti.
Ai tha se “alternativa jonë qeverisëse është po ajo dhe synimet tona vazhdojnë të mbesin të njëjta”.
“Alternativa jonë qeverisëse është po ajo edhe synimet tona vazhdojnë të mbeten të njëjta, mirëpo ne përdorim gjithnjë e më shumë mënyra, gjithnjë e më shumë mekanizma e instrumente për ta realizuar qëllimin e njëjtë, të bëjmë hapa drejt afrimit me Republikën e Shqipërisë dhe t’i ndihmojmë shqiptarët kudo që janë në Ballkan që të faktorizohen sa më shumë e sa më shpejt“, tha ai.”, theksoi Kurti.
Po ashtu Kurti, ka falënderuar të gjitha aktivistët e kësaj lëvizjeje në 16-vjetorin e themelimit të këtij subjekti politik.
“Ju falënderohem të gjithë atyre që për 16 vjet e kanë ndihmuar lëvizjen tonë dhe kanë bërë që të jemi këtu ku jemi në kuptimin e përmasës së një subjekti që tash e dy herë i fiton zgjedhjet në Kosovë dhe ka grupin më të madh parlamentar në historinë e Kosovës”, ka thënë Kurti, njofton Klankosova.tv.
Ai përmendi se gjatë këtyre viteve kanë pasur momente të lumtura e të vështira.
“Përgjatë këtyre viteve kemi pasur shumë qaste të lumtura dhe të vështira e të rënda në VV. Duhet t’i kujtojmë Mon Balajn, Arben Xheladinin, Astrit Deharin, Arbnor Deharin e shumë e shumë të tjerë, kontributi i të cilëve ndjehet përditë tek strukturat tona”.
Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar për 16 vjet betejat e vogla dhe të mesme, por që pas 14 shkurtit ndodhet para betejës së madhe.
“Kemi shumë punë përpara por betejat e vogla dhe të mesme janë fituar që ta kemi shansin për betejën e madhe. 14 shkurtin nuk e shohim si datë kur fituam, kur duhet të pushojmë e rehatohemi por si shans për betejën e madhe – për bërjen Kosovës republikë me drejtësi…”, u shpreh ai.
Në anën tjetër kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, njëri nga bashkëpunëtorët kryesor të Kurtit që nga themelimi i LVV-së kujtoi disa nga momentet e 16 viteve më parë.
“Kemi shumë kujtime këtu, po më kujtohet në një konferencë shtypi ishim këtu me Albinin dhe gazetarët aty, na ndodhte që ata vraponin shpejt dhe na lenin duke fol vet me vete sepse policia vinte dhe na ka ndodhë dy herë veç kur e pamë që gazetarët nuk janë këtu më sepse vinte policia për të na arrestuar nga një herë, këto kanë qenë peripecitë“, tha ai.
Sipas tij, VV ka dal nga populli i cili gjithmonë ka qenë në halle dhe ka pas probleme.
“Lëvizja Vetëvendosje unë konsideroj që kurrë nuk ka pretenduar që ka shpikur diçka të re. Ne gjithmonë kemi qenë të vetëdijshëm që i përkasim një përpjekje shumë të gjatë të popullit të Kosovës për me qenë rehat në tokën e vet“, tha ai.
Konjufca tha se Vetëvendosja është një trashëgimi shumë e rëndësishme politike për Kosovën, duke shtuar se partia ka dalë nga gjiri i popullit.
“Vetëvendosje është nga qytetarë tipikë të shtresave të ndryshme të popullit tonë që ka qenë gjithmonë me halle. Vetëvendosje kurrë s’ka pretenduar që po shpik diçka të re. Kemi qenë të vetëdijshëm se i përkasim një përpjekje të gjatë të popullit tonë për me qenë rahat në tokë të vet. Duam të jetojmë bashkë dhe rahat, pa probleme. Vetëvendosje ka qenë pa hile dhe prandaj është përqafuar nga populli shqiptar”, theksoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale
Planifikuan vrasjen e një personi, një muaj paraburgim për tre të dyshuarit
Shkup: Goditi këmbësorin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, privohet nga liria shoferja 42 vjeçare
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale
Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën "C"
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve