LAJMI I FUNDIT:

Ndryshoni sfondin kur shfaqeni në Zoom për të lënë përshtypje sa më dinjitoze

Ndryshoni sfondin kur shfaqeni në Zoom për të lënë përshtypje sa më dinjitoze

Shkaku i mbylljes nga rreziku i përhapjes së coronavirusit, shumë njerëz detyrohen që të bëjnë paraqitje të ndryshme nga shtëpia, nëpërmjet platformave të shumta në internet.

Zoom është një prej këtyre platformave, që ofron mundësinë e inkuadrimit të shumë njerëzve në të njëjtën kohë, duke bërë që të pëlqehet dhe të përdoret në masë të madhe, transmeton Telegrafi.

Por, shumica e atyre që paraqiten në këtë formë, duhet ta bëjnë nga ambientet shtëpiake, që nganjëherë lënë shumë për të dëshiruar.


Që paraqitja të jetë sa më dinjitoze, krijuesit e Zoom kanë menduar edhe për një opsion shumë të rëndësishëm.

Shfrytëzuesit mund të zgjedhin vet sfondi që dëshirojnë dhe të mos e shfaqin ambientin e zakonshëm shtëpiak, duke zgjedhur ndonjë prej imazheve të ofruara.

Ka mundësi që të vendoset edhe ndonjë fotografi që e zgjedhë vet përdoruesi, ndërsa nëse ka sfond të gjelbër në shtëpi, është një mundësi shumë më e mirë sepse përshtatet çdo fotografi.

Në këtë formë, përdoruesi i Zoom duhet të kujdeset vetëm për dukjen e vet dhe të mos brengoset për ambientin ku ndodhet. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një prezantues radioje në Australi ishte nga Inteligjenca artificiale - dhe kaloi pa u vënë re për muaj të tërë

Një prezantues radioje në Australi ishte nga Inteligjenca artificiale - dhe kaloi pa u vënë re për muaj të tërë

Teknologji
Razer prezantoi 'mausin' e parë vertikal

Razer prezantoi 'mausin' e parë vertikal

Teknologji
Ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë për të, kjo është miliarderja më e re dhe vjen nga bota e AI

Ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë për të, kjo është miliarderja më e re dhe vjen nga bota e AI

Teknologji
Redmi Turbo 4 Pro ka arritur: Bateri e madhe dhe versioni Harry Potter

Redmi Turbo 4 Pro ka arritur: Bateri e madhe dhe versioni Harry Potter

Teknologji
Thënia e fjalëve 'Ju lutem!' dhe 'Faleminderit!' në ChatGPT kushton miliona dollarë, thotë Sam Altman i OpenAI

Thënia e fjalëve 'Ju lutem!' dhe 'Faleminderit!' në ChatGPT kushton miliona dollarë, thotë Sam Altman i OpenAI

Teknologji
Paralajmërim me gjoba të mëdha në Britani për firmat e teknologjisë – në rast të mosheqjes së përmbajtjes së krimit me thikë

Paralajmërim me gjoba të mëdha në Britani për firmat e teknologjisë – në rast të mosheqjes së përmbajtjes së krimit me thikë

Teknologji
Kalo në kategori