Ndryshon orari i ndeshjes Moldavi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’, që ishte planifikuar të luhej në ora 20:45 të datës 17 nëntor.
UEFA ka pranuar kërkesën e palës moldave, që kishte rënë ndërkohë dakord në parim edhe Federatën Shqiptare të Futbollit për të ndryshuar orarin e fillimit të kësaj ndeshjeje nga 20:45 në 18:00 (sipas orës lokale europiane).
Shorti e ka vendosur Shqipërinë në Grupin E në këto kualifikuese, ku veç Moldavisë, Polonia, Republika Çeke dhe Ishujt Faroe janë kundërshtarët e tjerë të kuqezinjve.
Shqipëria renditet aktualisht në vendin e dytë të grupit E, pas tre ndeshjeve të luajtura, ku ka siguruar dy fitore përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe, ndërsa ka humbur përballjen e parë me Poloninë.
Në muajin shtator, kuqezinjtë do të luajnë dy ndeshje vendimtare për këto kualifikuese, kundër Republikës Çeke (7 shtator) në transfertë dhe Polonisë (10 shtator) në stadiumin ‘Air Albania’.
Më 12 tetor, ekipi kuqezi do të presë në shtëpi çekët, me sfidën që është planifikuar të nisë në ora 20:45. Po në tetor, Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Bullgarisë. Kjo sfidë është planifikuar të luhet më 17 tetor në stadiumin ‘Air Albania’.
Ndërsa në muajin nëntor, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo do të luajnë dy ndeshjet e fundit të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’ kundër Ishujve Faroe dhe Moldavisë.
Shqipëria udhëton fillimisht drejt Moldavisë më 17 nëntor, me sfidën që nis në ora 18:00, teksa do ta mbyllë këtë fushatë kualifikuesesh në shtëpi më 20 nëntor në ora 20:45. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

Julian Alvarez i dërgon paralajmërim Real Madridit për ndeshjen e kthimit

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Notat e lojtarëve: Real Madrid 2-1 Atletico Madrid, dështon Courtois

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi