Këngëtarja amerikane, Nicole Scherzinger, ditë më parë ka treguar në rrjetet sociale modelin e ri të flokëve dhe ka shkaktuar një ortek reagimesh.

Ajo vendosi t'i presë flokët dukshëm më të shkurtër. Në imazhet e shpërndara në Instagram kishte veshur një fustan të ngushtë që i vinte në pah dekoltenë, ndërsa dukjen e kompletoi me grim të theksuar dhe stoli.

nicole 2 (Foto: Instagram/nicolescherzinger)


Fansat janë shprehur me opinione të ndara për ndryshimin e saj:

"Nuk më pëlqen. Duket e moshuar""Më falni, por flokët e gjatë janë emblema jote""Dukesh si një 'drag queen'""Nuk mund ta besoj sa të vrazhdë janë njerëzit""Ti nuk ke asnjë të met딓Bëre zgjedhje të shkëlqyer”


nicole 1 (Foto: Instagram/nicolescherzinger)

Nicole njoftoi këtë verë se Thom Evans i propozoi asaj në Havai. Çifti filloi lidhjen në vitin 2019, ndërsa ishin njohur në xhirimet e spektaklit “The X Factor: Celebrity”.

“Është një bekim të jesh në një marrëdhënie dashurie normale dhe të shëndetshme”, kishte deklaruar artistja vitin 2020 në një intervistë për revistën Extra. /Telegrafi/