Plotësim-ndryshimi i Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës megjithëse ishte vendim që u mor më 14 qershor, gjatë Qeverisë Hoti, nuk arriti të shkonte deri në Kuvendin e Kosovës, prandaj edhe mbeti pezull, ndërsa më herët ky votimi i këtij Ligji ishte kushtëzuar nga Lista Serbe në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.
Ky Ligj po mundëson që të jetë ditë pushimi në ditët e punës, për secilën festë e cila i bie në fundjavë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, që është edhe anëtar i Komisionit, Valon Ramadani ka thënë për Telegrafin se Lista Serbe e kishte kushtëzuar votimin në mbledhjen e këtij Komisioni në vitin 2018.
Kusht për votim në Komision ishte vënë vendosja e 28 qershorit(Vidovdani), si festë zyrtare në kalendarin e festave të Republikës së Kosovës.
“Në vitin 2018, në Komision e kemi iniciuar, jo si Qeveri, por komisioni. Aty kemi pasur kërkesë nga Lista Serbe që të shtojmë 28 qershorin si festë zyrtare. Ata në komision e kanë kundërshtuar këtë, kanë thënë se nëse ju e votoni 28 qershorin si festë zyrtare, atëherë ne i votojmë ndryshimet tuaja. E kjo është pak problem pa qenë në koordinim me të. Ne duhet ta fillojmë këtë ndryshim, edhe nëse nuk kemi me vendos me shtu festa tjera, po të paktën ky ndryshimi për festën ne ditën e fundjavës të bëhet”, tha Ramadani.
Çdo vit, më 28 qershor në Mazgit të Obiliqit, tek monumenti i Gazimestanit, serbët bëjnë manifestimin e tyre të Vidovdanit, ku jo rrallë herë ka edhe tensione, ditë kjo të cilën ata kanë kërkuar ta vendosin edhe në kalendarin e festave zyrtare në Republikën e Kosovës.
Megjithëse, siç tha Ramadani në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ende nuk është diskutuar plani për këtë vit, ai tha se do të iniciojnë plotësim-ndryshimin e këtij Ligji.
“Si Komision nuk e kemi bërë ende planin për këtë vit. Do ta diskutojmë, kur të bëjmë planin dhe ta propozojmë edhe këtë ligj. Kjo bëhet nëse nuk e na e sjellë Qeveria, për shkak se mundet edhe Qeveria me pru. Aty janë dy nene për ndryshim. Është pjesa kur festat janë të shtunën ose të dielën, e pastaj pushohet ditën tjetër të punës, ajo duhet të ndryshohet dhe 9 Maji, Dita e Evropës, pasi edhe në vendet evropiane nuk është shumë praktikë të festohet. Po shpresoj se ky propozim do të bëhet shpejt, por kur ta diskutojmë planin një vjeçar legjislativ, besoj edhe këtë e vendosim, se pa e bërë planin nuk mund të them një kohë të caktuar”, u shpreh Ramadani për Telegrafin.
Ramadani edhe ditë më parë kishte reaguar në lidhje me ndryshimin e Ligjit, ku u shpreh se do të merren me këtë problem, pa rënë pre e Listës Serbe.
“Rregullimi i tillë është në kuadër të Ligjit për Festat Zyrtare, që është ndër 28 ligjet me interes vital, ndryshimi i të cilit kërkon përveç shumicës së deputetëve, edhe shumicën e votave të minoriteteve. Lista Serbe këtë fuqi e shfrytëzon që të përfitojë në aspekte të tjera, dhe kushtet e saj janë të papranueshme. Do të merremi me këtë mënyrë të gabuar të pushimit, por duke mos rënë pre e pazareve të LS”, kishte shkruar Ramadani.
Ndryshe, festa të cilën Lista Serbe kishte kërkuar të vendoset në kalendarin e festave zyrtare, jo rrallë herë kishte shkaktuar tensione.
Vitin e kaluar, po në këtë ditë pra 28 qershor 2020, një grup serbësh kishin provokuar Policinë e Kosovës, pas përfundimit të manifestimit të tyre të Vidovdanit tek monumenti në Gazimestan, afër Obiliqit.
Pas provokimit nga ana e serbëve, ndërhynë zyrtarët policor, duke ndaluar dhe futur në veturë dy persona.
Ndërkohë, serbët tjerë kanë reaguar, madje kanë tentuar të mos lejojnë largimin e veturës së policisë.
Policia e Kosovës kishte deklaruar se gjatë manifestimit në Gazimestan, dy persona të cilët dyshohet se ishin nën ndikim të alkoolit, kanë bërë disa provokime të përsëritura.
“Edhe përkundër vërejtjeve të dhëna nga Policia, të njëjtit kanë vazhduar me provokime dhe zyrtarët policorë janë detyruar të ndërmarrë veprime, për t’i ndaluar provokimet dhe për t’i zhvendosur nga masa. Të njëjtit pastaj janë liruar”, thuhet në njoftim e PK-së.
Përndryshe, qindra serbë kanë marrë pjesë në këtë ceremoni vitin e kaluar dhe të njëjtit nuk kanë respektuar distancën fizike dhe nuk kanë qenë të pajisur me maska e doreza.
Kremtimi i Vidovdanit ndërlidhet me përvjetorin e 631-të të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-380x233.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës riga shiu dhe vende-vende reshje bore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/sheshi-Edit-Durham-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-1-380x233.jpg)
Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës riga shiu dhe vende-vende reshje bore
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-380x233.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht