LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet kushtetuese kaluan në Kuvend, pritet ratifikimi në Kuvendin e Greqisë

Ndryshimet kushtetuese kaluan në Kuvend, pritet ratifikimi në Kuvendin e Greqisë

Kuvendi i Maqedonisë dje i miratoi ndryshimet kushtetuese që dilnin nga marrëveshja me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit, me çka Maqedonia e kreu obligimin e saj ndërsa tani pritet ratifikimi i marrëveshjes në Kuvendin e Greqisë, që do ta hapë rrugën e integrimit të vendit në BE dhe NATO.

Deputetët me shumicë prej dy të tretave me 81 deputetë miratuan amendamentet 33, 34, 35 dhe 36 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë bashkë me ligjin kushtetues për zbatimin e amendamenteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Seanca filloi më 9 janar por disa herë u anulua për shkak kërkesave të Lëvizjes Besa së Bilall Kasamit për ndërhyrje në amendamentet në pjesën e definimit të shtetësisë dhe diasporës. Marrëveshja u arrit për një pjesë të kërkesave të Lëvizjes Besa, ndërsa më parë u pranuat edhe kërkesat e Aleancës për Shqiptarët.


Maqedonia do ta ndryshojë emrin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa shtetësia mbetet maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Lajme
Kalo në kategori