LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet klimatike tema kryesore në Madrid, liderët e diplomatët diskutojnë mes vete – bota më afër pikës pa kthim

Ndryshimet klimatike tema kryesore në Madrid, liderët e diplomatët diskutojnë mes vete – bota më afër pikës pa kthim

Liderët politikë dhe diplomatë që merren me çështjet të klimës, janë takuar në Madrid në samitin dyjavor të organizuar.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka deklaruar se “pika pa kthim nuk është më edhe aq larg”, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë organizata “Save the Children” ka njoftuar se shoku klimatik ka lënë miliona njerëz të uritur në Afrikë.


Kjo organizatë humanitare ka bërë të ditur se 33 milionë njerëz kanë shumë pak ushqim, për shkak të rritjes së ndikimit të cikloneve dhe thatësisë.

Konferenca për ndryshime klimatike – COP25 – është dashur të mbahet në Kili, por qeveria e ka anuluar për shkak të protestave.

Më pas Spanja është përzgjedhur si nikoqir i ngjarjes në të cilën do të duhej të merrnin pjesë 29 mijë persona gjatë dy javëve.

Pothuajse çdo vend në botë deri më tani kanë nënshkruar dhe ratifikuar marrëveshjen për klimën në Paris, e vendimet që merren do të duhej të gjithë t’i respektonin deri në fund të vitit 2020.

Ky takim në Madrid sinjalizon fillimin e 12 muajve bisedime që do të kulmojnë në takimin e radhës në Glasgov me COP26 në nëntor të vitit të ardhshëm.

Në takimin e organizuar në Spanjë pritet të marrin pjesë liderë e më shumë se 50 vendeve të botës – por në mesin e tyre nuk do të jetë presidenti amerikan Donald Trump. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=yVHCxh_0kc4&feature=emb_title

Në trend Botë

Më shumë
Kina i kundërpërgjigjet SHBA-së - rrit tarifat në 125 për qind për mallrat amerikane

Kina i kundërpërgjigjet SHBA-së - rrit tarifat në 125 për qind për mallrat amerikane

Azia

"Tërhiqe deklaratën menjëherë" - qëndrimi i kryeministrit kanadez për Gazën i shqetësoi izraelitët

Azia
Xi Jinping thyen heshtjen, thotë se Trump po ngacmon Evropën dhe gjithë botën

Xi Jinping thyen heshtjen, thotë se Trump po ngacmon Evropën dhe gjithë botën

Azia
Foto e fundit pak çaste para tragjedisë me helikopter në New York - CEO i Siemens Spanjë së bashku me gruan dhe tre fëmijët

Foto e fundit pak çaste para tragjedisë me helikopter në New York - CEO i Siemens Spanjë së bashku me gruan dhe tre fëmijët

Evropa
Gjermania ndan gati rreth 11 miliardë euro për Ukrainën

Gjermania ndan gati rreth 11 miliardë euro për Ukrainën

Evropa
Pasi pauzoi tarifat, Trump: Ky njeri fitoi 2.5 miliardë dollarë, ky tjetri 900 milionë

Pasi pauzoi tarifat, Trump: Ky njeri fitoi 2.5 miliardë dollarë, ky tjetri 900 milionë

Amerika
Kalo në kategori