Ndryshimet klimatike në Maqedoninë e Veriut mund të sjellin si pasojë mungesën e ujit
Ndryshimet klimatike në Maqedoninë e Veriut brenda dhjetë viteve të ardhshme do të ndikojnë në pakësimin e resurseve të ujit, theksojnë njohësit e ambientit, duke kërkuar nga qeveria e vendit të angazhohet me të gjitha resurset që ka në dispozicion për të zbutur pasojat nga ndryshimet klimatike si rrjedhojë e ngrohjes globale.
“Ajo për çka jemi të sigurt që do të ndodhë si rrjedhojë e ngrohjes globale është mungesa e ujit në rajone të caktuara të Maqedonisë së Veriut. Bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, më e prekur do të jetë rrjedha e lumit “Cërna” . E dini se shtati i lumit furnizon një pjesë të konsiderueshme të sistemit të ujitjes dhe kjo do të shkaktojë më shumë probleme për prodhimin e kulturave bujqësore” thotë Ordan Çukaliev profesor universitar.
Gjatë këtij muaji, edhe ministri i bujqësisë Trajan Dimkovski, ka theksuar se ndryshimet klimatike tanimë kanë filluar të bëhen të ndjeshme në bujqësi.
Nga dikasteri i bujqësisë kanë bërë të ditur se tanimë janë ndërmarrë disa masa preventive, siç janë pajisjet në laboratorët e Entit Hidrometeorologjik, subvencionimi i polisave të sigurimit për bujqit si dhe investimet që kanë të bëjnë me ndërtimin dhe rindërtimin e sistemeve të ujitjes.
Por, ekspertët thonë se gjitha të dhënat rreth ndikimit të ndryshimeve klimatike kanë ët bëjnë me të dhënat e organizatave ndërkombëtare sepse analizat më të thuktë të cilat kanë të bëjnë me Maqedoninë e Veriut mungojnë për shkak të mungesës së mjeteve financiare dhe faktit se shkencëtarët nuk kanë qasje deri tek të dhënat me të cilat disponojnë institucionet përkatëse të shtetit.
Çukaliev thotë se kjo paraqet një problem serioz për Maqedoninë sepse shteti vonohet me krijimin e një strategjie efikase për t’i përgatitur bujqit, por edhe qytetarët në përgjithësi të përshtaten me ndryshimet klimatike.
“Të gjithë ata që merren me shkencë nuk kanë mundësi për të realizuar një hulumtim serioz bazuar nga të dhënat lokale për të pasur një pasqyrë reale se në ç’mënyrë me saktësi qytetarët e Maqedonisë së Veriut do t’i ndjejnë pasojat nga ngrohja globale, për arsye se shumë pak shteti investon, përkatësisht ndanë mjete për realizimin e kërkimeve në këtë lëmi”, thotë Ordan Çukaliev, profesor universitar.
Ndërkaq, Murtezan Ismaili nga Instituti i Mjedisit Jetësor dhe Shëndetit në kuadër të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, për Radion Evropa e Lirë thotë se është e kuptueshme se problemet që kanë të bëjnë me ruajtjen e ambientit jetësorë, siç është vendosja e sistemit filtrues përgjatë rrjedhës së lumenjve, masat për mbrojtjen nga ndotja e ajrit, dhe menaxhimi i mbeturinave kërkojnë resurse të shumta financiare dhe njerëzore, por në ketë drejtim është e patolerueshme se institucionet tregohen të ngathëta me ndërmarrjen e veprimeve konkrete.
“Faktikisht ne duhet të veprojmë si shtet në mënyrë preventive ashtu siç veprojnë shtetet e zhvilluara në botë përmes strategjive afatgjata në këtë drejtim dhe të fillojmë seriozisht të mendojmë për hapat konkret që të zgjidhen këto probleme”.
“Nëse vazhdojmë të trajtojmë këtë problematikë ashtu siç e trajtojmë deri më tani, Maqedonia e Veriut edhe shumë gjatë do të mbetet si të them një vend jo i shëndetshëm për të jetuar“, thotë Ismaili.
Nga ana tjetër, organizatat joqeveritare thonë se Maqedonia e Veriut sa më parë duhet të miratojë strategjinë kombëtare për përballjen me ndryshimet klimatike si shtyllë kyçe përmes së cilës do të harmonizohen të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me ambientin jetësor.
“Shpresoj që strategjinë për ndryshimet klimatike e cila mungon do ta hartojmë dhe e njëjta do të jetë me prioritet për të gjitha strategjitë dhe ligjet tjera që duhet të implementohen e që kanë të bëjnë me ambientin jetësor”, thotë Elena Nikollovska nga organizata joqeveritare “Eko Svest”.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut përmes aktiviteteve të shumta të cilat organizohen në kuadër të ‘Javës së të Ardhmes’, synon të ngrejë vetëdijen qytetare për sa i përket ndikimit të ndryshimeve klimatike.
Nga sektori civil kanë theksuar se për Maqedoninë e Veriut mbetet sfidë legjislacioni ekologjik i BE-së i cili përmban mbi 700 akte ligjore dhe është një nga kapitujt më voluminoz që duhet të reflektohet në mënyrë përkatëse në legjislacionin e Maqedonisë e më pas të zbatohet në praktikë për shkak të mjeteve të pakta që shteti ndan në këtë drejtim./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles