Cilësia e ajrit në Prishtinë në muajt e fundit ka arritur shifra alarmante. Sipas Qendrës për matjen e cilësisë së ajrit, të vendosur nga Ambasada Amerikane, shkalla e ndotjes ka arritur deri në 400 ppm.
Niveli i lartë i ajrit të papastër ka ndikuar edhe në shëndetin e banorëve në kryeqytet.
Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Drita Telaku, tha për Radio Kosovën se në këtë klinikë ditëve të fundit është regjistruar numër më i madh i fëmijëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Duke folur për ndikimin e ajrit të ndotur në shëndetin e fëmijëve, Telaku u ka bërë thirrje qytetarëve që të evitojnë ekspozimin e fëmijëve gjatë kohës kur ajri është i ndotur.
”Në sistemin respirator sidomos te fëmijët që kanë ndjeshmëri më të madhe bronkiale, te ata ndikon më shumë. Prandaj, gjithmonë janë këshillat për prindër: vendosini fëmijëve një shall në gojë kur doni të dilni. Mundësisht në orët e mbrëmjes ose kur e vëreni që është mjegull mos i qitni fëmijët pa nevojë jashtë. Këto janë disa masa të përgjithshme, mirëpo është e pamundur të izolohesh prej ajrit, sido që të jetë”, thotë Telaku
Se ka fluks të rritur të pacientëve e konfirmon edhe kryeshefi ekzekutiv në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Sami Uka.
Këtë fluks ai e arsyeton edhe me sezonin e dimrit duke mos përjashtuar edhe ndikimin e cilësisë së ajrit.
”Vërehet një fluks më i madh i pacientëve. Mirëpo, ai fluks i rritur nuk mund t’i përshkruhet vetëm ajrit të ndotur. Është sezoni i gripave, ndërrimit të temperaturave, kështu që në përgjithësi është numër më i madh i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore te ne”, thotë Uka.
Organizata Botërore të Shëndetësisë, ka shprehur shqetësim se ndotja e ajrit është një nga kërcënuesit më të mëdhenj për shëndetin. Sipas kësaj organizate, ajri i ndotur vret mbi 7 milionë njerëz në vit.
Ndryshe për ndihmuar në përmirësimin e ajrit të ndotur në kryeqytet, ditë më parë është ndaluar shitja e thëngjillit (lëndë kjo që shfrytëzohet për ngrohje nga qytetarët).
Po ashtu Ministria e Ambientit ka paralajmëruar se së shpejti do të ngritët një Task forcë për ajrin e ndotur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Në Shkup u shënua dita e sëmundjeve të rralla, u debatua mbi sfidat me të cilat përballen personat e sëmurë dhe familjarët e tyre

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk