LAJMI I FUNDIT:

Ndoqi strategjinë dhe lojën e tij, Luiz Ejlli takohet me fituesin e Big Brother Kanada

Ndoqi strategjinë dhe lojën e tij, Luiz Ejlli takohet me fituesin e Big Brother Kanada
Foto: Screenshot/Instagram

Luiz Ejlli është takuar së fundmi me Kevin Jacobs, fituesin e Big Brother Kanada.

Kjo pasi sa ishte në Big Brother VIP Albania 3 ka ndjekur strategjitë e tij, ku edhe fitoi edicionin e kaluar.

Ai thotë se është shumë i lumtur që e ka takuar artistin shkodran dhe se është argëtuar në masë të madhe me të gjatë kohës sa ishte brenda.


Postimi i plotë i Kevin (pa ndërhyrje):

“Jam shumë i lumtur që Luiz Ejlli arriti të shkojë në Kanada për të performuar. Ai nuk e ka idenë se sa argëtim më solli. Në mars 2023, mora një sërë mesazhesh që thoshin se duhet t’i kushtoja vëmendje Big Brother-it shqiptar. Një gjë çoi në një tjetër dhe bëra një story duke mbështetur Luizin.

Nuk e dija që kur bëja atë postim, një tufë shqiptarësh, nga Shqipëria dhe nga e gjithë bota, do të më gjenin dhe do të thoshin se vlerësonin diçka të vogël sa një story në Insta.

Unë bëra Big Brother Kanada për dashurinë e lojës dhe asgjë tjetër. Kështu që unë e ndoqa këtë sezon për shkak të dashurisë sime për televizionin e realitetit të konkurrencës dhe e mbështeta Luizin për shkak të strategjisë së tij argëtuese, ndërsa përpiqesha maksimalisht të vazhdoja me dhjetëra mijëra email dhe mesazhe. Më e rëndësishmja, njoha kaq shumë shqiptarë, në Kanada dhe në rreth 20 vende të tjera.

Nuk dija pothuajse asgjë për Shqipërinë, por ngadalë mësova për një vend të mrekullueshëm dhe një popull të mahnitshëm që shpesh përshkruheshin keq në mediat e Amerikës së Veriut. Vizitova zyrën e ambasadorit në Otava dhe mësova për historinë e Shqipërisë në Kanada. Mësova për shkrimtarët e mëdhenj Ismaïl Kadare dhe Naim Frashëri.

Dhe takova njerëz të mrekullueshëm këtu në Toronto, si Ruki Kondaj, një avokat që ka punuar për të ruajtur frymën e Shqipërisë në Kanada.

I uroj Luizit gjithë të mirat dhe shpresoj që vitet e ardhshme t’i sjellin atij gëzim dhe sukses të vazhdueshëm.

Ky shënon fundin e një kapitulli argëtues me shumë mësime të nxjerra. Unë do të vazhdoj të avokoj për turizmin shqiptar dhe për shqiptarët në Kanada. E vetmja gjë që mbetet për të bërë është të vizitoni një ditë plazhet që duken të pabesueshme”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
Kalo në kategori