LAJMI I FUNDIT:

Ndodh edhe kjo! Dhia ukrainase ‘lëndoi’ 40 ushtarë rusë

Ndodh edhe kjo! Dhia ukrainase ‘lëndoi’ 40 ushtarë rusë

Një dhi ukrainase është cilësuar si hero kombëtar pasi ‘ndezi’ një varg granatash ruse rreth një spitali në Zaporizhzhia, duke plagosur të paktën 40 ushtarë rusë.

Forcat ruse po vendosnin një tel dhe kishin ngulitur granata rreth skajit të një spitali lokal në fshatin Kinski Rozdory, duke instaluar kurthin si një “mbrojtje rrethore”, sipas drejtorëve kryesore të inteligjencës së Ukrainës, raporton The Guardian, përcjell Telegrafi.

Dhia, e cila ishte arratisur nga një fermë, mësohet se ishte nisur drejt e në kurth, derisa municionet ruse shpërthyen në një reaksion zinxhir, duke lënduar dhjetëra ushtarë që prisnin në pritë.


Një dhi mbi një tank rus të shkatërruar në ekspozitë në sheshin Saint Michaels në Kiev, Ukrainë.

Inteligjenca e mbrojtjes e Ukrainës tha:

“Si rezultat i lëvizjeve ‘kaotike’ të dhisë, kafsha ‘shkatërroi’ disa granata. Si rezultat i një reaksioni zinxhir, disa [rusë] pësuan lëndime të shkallëve të ndryshme të ashpërsisë”.

Të paktën 40 ushtarë rusë mendohet se janë lënduar. Aktualisht nuk dihet gjendja e kafshës.

Dhia që atëherë është përshëndetur si “Dhia e Kievit”, një referencë për pilotin mitik, “Fantazma e Kievit”, i cili vlerësohet se ka rrëzuar deri në 40 avionë armik gjatë pushtimit rus të kryeqytetit.

Ky rast i pazakontë është raportuar nga mediet e shumta botërore sikurse The TelegraphNew York Post e DailyMail. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Amerika
Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Botë
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Kalo në kategori