LAJMI I FUNDIT:

Ndjekje spektakolare në det: Momenti kur një varkë policore dhe një helikopter vendosën për të kapur knotrabanduesit e drogës në Spanjë (Video)

Ndjekje spektakolare në det: Momenti kur një varkë policore dhe një helikopter vendosën për të kapur knotrabanduesit e drogës në Spanjë (Video)

Kontrabandistët e drogës në Costa del Sol u përpoqën dhe nuk arritën të shmangin policinë në një ndjekje dramatike detare në prag të Krishtlindjes e cila përfundoi në një plazh popullor.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, anëtarët e Gardës Civile u përpoqën të ndalonin bandën në një ndjekje spektakolare, e cila në një fazë e pa varkën e policisë duke ndjekur kontrabanduesit dhe duke i detyruar ata të përpiqen të arrijnë bregun e plazhit në Manilva, Malaga, Spanjë.

Kjo, siç thuhet tutje, është hera e dytë që plazhi, popullor me turistët britanikë, ka qenë skenë e një drame të drogës.


Pamjet dramatike thuhet se tregojnë se si kontrabanduesit po lëviznin me shpejtësi përpara se anija e policisë t’i detyronte ata të shkonin drejt një bregu.

Por kontrabanduesit, nuk deshën të dorëzoheshin, madje edhe pas ardhjes në ndihmë të një helikopteri të policisë.

Ata, siç thuhet tutje, janë larguar nga anija dhe kanë filluar të vraponin, madje edhe duke hedhur gurë në drejtim të policisë.

Megjithatë, ata janë kapur dhe tanimë janë në paraburgim. Të paraburgosurit janë një spanjoll dhe dy marokenë, të gjithë rreth 30 vjeç. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Evropa
Macron: Sulmi me thikë ishte

Macron: Sulmi me thikë ishte "terrorizëm islamist"

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori