Ndikon vetëm pas pak minutash. Mjekët rekomandojnë këtë ilaç natyral për shërimin e të thatit të dhembshëm dhe aftave të gojës

I thati i cili shfaqet në gojë mund të jetë shumë i dhembshëm. Zakonisht zhduket pas disa javësh, mirëpo gjatë tërë kësaj periudhës e keni të vështirë t’i lani dhëmbët dhe të hani ushqim
Megjithatë, ekziston një tretman efikas dhe i thjeshtë sesi ta shëroni këtë.
I thati shfaqet në madhësi të ndryshme
Ekziston i thatë i vogël, i cili është dukuri e shpeshtë, dhe i thati kryesor i cili është më i madhi dhe më i dhembshmi, si edhe i thati herpetiform, i cili është i shkaktuar nga infeksionin e lisë së ujit, transmeton Telegrafi.
Ekzistojnë shkaktar të shumtë
Ky i thatë mund të jetë i shkaktuar nga problemet me metabolizëm. Marrja e dobët e vitaminave C, B12 apo e hekurit gjithashtu mund të jenë njëri ndër faktorët.
Kurrë mos e kafshoni brendësinë e gojës
Mosbalancimi hormonal mund të çojë deri te shfaqja e të thatit. Stresi gjithashtu është faktor i rrezikut, posaçërisht nëse kafshohen pjesët e brendshme të faqeve, si edhe higjiena e gojës.
Konsumimi i tepërt i kafes dhe i domateve
Besoni apo jo, nëse e teproni në ngrënien e domateve apo pini sasi të madhe të kafes, goja gjithashtu mund t’ju rrezikohet.
Uji i njelmët mund të jetë zgjidhja
Uji i njelmët ndihmon tek infeksionet, posaçërisht të gojës. Përzieni kripën dhe ujin e ngrohtë dhe mbajeni ashtu rreth një minutë.
Mjalti është ushqimi më praktik
Do të zbusë plagët dhe do të pengojë infeksionin e mëtejshëm. Para përdorimit të mjaltit, lajeni gojën me ujë të ngrohtë, pastaj qiteni mjaltin në të thatin. Përsëriteni disa herë në ditë, si edhe para se të flini.
Vaji i kokosit dhe mjalti
Përzieni një lugë e gjysmë vaj kokosi me një lugë mjaltë. Qiteni në të thatin dhe mbajeni rreth 40 minuta. Përsëriteni disa herë në ditë.
Lëngu i limonit dhe soda e bukës
Përzieni gjysmë luge sodë buke me lëng limoni – kjo mund t’ju djegë, por do të zhdukë të thatin për disa ditë.
Spreji natyral për pastrim
Merrni 2 lugë vaj rrushi dhe shtoni eukaliptus apo vaj peperminti dhe qiteni në shishen e sprejit. Tundeni shishen e sprejit dhe qiteni me vrushkull në vendin e rrezikuar. Në këtë mënyrë, vaji do të shërojë përfundimet nervore.
Tretmani me borzilok
Është e nevojshme të përtypni borzilokun 5 minuta, 6 herë çdo ditë. Pas kësaj, pini pak ujë, shpëlajeni gojën dhe gavrën e gojës.
Këshillë: Për çdo shqetësim shëndetësor që keni, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët