Ndikimi i klimës së vendeve me lartësi mbidetare në shëndetin e zemrës dhe mushkërive
Me ngritjen e temperaturave shumë njerëz kanë filluar të vizitojnë vendet me lartësi mbidetare me qëllim që të shmangin efektin e temperaturave të larta apo duke menduar se do të përmirësojnë shëndetin e tyre (duke menduar se klima e vendeve me lartësi mbidetare ndikon pozitivisht në shëndetin e të sëmuarëve me sëmundje të zemrës dhe mushkërive). Disa të tjerë për rekreacion dhe aventura
Dr. Xheladin Rizani
Specialist i Kardiokirurgjisë
xheladinrizani@gmail.com
Tel. +38344998373
Të gjithë që udhëtojnë në këto vende duhet të dinë faktin se në lartësitë e mëdha mbidetare ulet ndjeshëm disponueshmëria e oksigjenit dhe kjo ndikon negativisht në shëndetin e zemrës dhe mushkërive. Pra, kjo mund të kthehet në zhgënjim, dëmtim serioz të shëndetit e deri në vdekje të papritur për një kategori të caktuar. Dhe, për të shmangur efektet negative të gjithë kësaj do të prezantoj disa informacione shumë të rëndësishme.
Ajri përbëhet nga molekula të ndryshme, ku azoti (79.04%) dhe oksigjeni (20.93%) përbëjnë pjesën më të madhe të ajrit të çdo frymëmarrjeje që marrim. Kjo përbërje e ajrit mbetet e qëndrueshme, pavarësisht nëse jemi në nivelin e detit apo në lartësi.
Sidoqoftë, në lartësi, “presioni i pjesshëm” i oksigjenit në këtë ajër (sa molekula oksigjeni ka në një vëllim të caktuar ajri) ndryshon. Në nivelin e detit, presioni i pjesshëm i oksigjenit është 159 mmHg, ndërsa në 8848 m mbi nivelin e detit (maja e malit Everest), presioni i pjesshëm i oksigjenit është vetëm 53 mmHg.
Në lartësi të mëdha, molekulat e oksigjenit janë më larg, njëra-tjetrës sepse ka më pak presion për t’i “shtyrë” ato së bashku. Kjo në mënyrë efektive do të thotë se ka më pak molekula oksigjeni në të njëjtin vëllim ajri kur thithim.
Çfarë ndodh në trup në lartësi të mëdha mbidetare?
Pas disa sekondave pas ekspozimit në lartësi, ne fillojmë të marrim frymë më shpesh, pasi trupi merr më pak oksigjen në çdo frymëmarrje dhe përpiqet të rrisë marrjen e oksigjenit përmes rritjes së frekuencës së frymëmarrjes. Pavarësisht nga kjo përgjigje, ka akoma më pak oksigjen në të gjithë sistemin tuaj të qarkullimit të gjakut, që do të thotë se më pak oksigjen arrin në organet tuaja. Kjo padyshim do të kufizojë performancën e punës së organeve.
Pas orëve të para të ekspozimit në lartësi, humbja e ujit gjithashtu rritet, gjë që mund të rezultojë në dehidrim. Lartësia gjithashtu mund të rrisë metabolizmin tuaj, ndërkohë që ju shtyp oreksin, që do të thotë se do t’ju duhet të hani më shumë se sa mendoni për të mbajtur një ekuilibër neutral të energjisë.
Shumë njerëz që ngjiten në lartësi mesatare ose të larta përjetojnë efektet menjëherë (pas disa sekondave). Efektet e para janë frymëmarrje e shpejtuar, të rrahura të shpejta të zemrës, përgjumje. Nëse vazhdoni të qëndroni edhe për më gjatë së 6 orë do të paraqiten edhe dhimbje koke, nauze, letargji, marramendje dhe rënie në gjumë të thellë.
Këto simptoma janë më të përhapura te njerëzit që ngjiten shpejt në lartësi mbi 2500 m, ndërsa te ata me sëmundje të zemrës dhe mushkërive paraqiten edhe mbi 1500 m, prandaj shumë alpinistë këshillohen të ngjiten ngadalë, veçanërisht nëse nuk kanë qenë në lartësi më parë.
Është e vështirë të parashikohet se kush do të ndikohet negativisht nga ekspozimi në lartësi. Edhe atletët elite dhe me nivele të larta të fitnesit nuk janë mbrojtur nga ndikimi i lartësisë.
Për shumicën e njerëzve kjo shkakton pak probleme, por për ata me sëmundje të mushkërive ose zemrës, lartësia mund të ketë një efekt negativ në shëndet. Ekspozimi akut (i menjëhershëm) në lartësi të mëdha mund të ndikojë në sistemin kardiovaskular duke ulur oksigjenin në gjak (hipoksi akute). Ai gjithashtu rrit kërkesën për zemrën, lirimin e adrenalinës dhe presionin e arterieve pulmonare.
Ndryshimet e rëndësishme në presionin atmosferik, presionin e oksigjenit, lagështinë dhe temperaturën zakonisht fillojnë në rreth 1500 m.
Se si kjo ndikon te pacientët varet nga shumë faktorë, duke përfshirë kushtet ekzistuese: Sëmundjet ekzistuese dhe lloji i sëmundjes ▪ Aftësia fizike ▪ Kohëzgjatja ▪ Intensiteti ▪ Mosha.
Rekomandime të përgjithshme për të udhëtuar në lartësi të mëdha
• Qëndroni të hidratuar
• Mos udhëtoni vetëm
• Ngjituni ngadalë dhe bëni pushime
• Kufizoni aktivitetin në një normë më të ulët
• Mos udhëtoni në lartësi > 1500 m (Alpet shqiptare, Malet e Sharrit, Tomori, Korabi, Mali Dejës, Bjeshkët e Junikut, Zhlebi)
• Mos konsumoni alkool dhe mos tymosni duhan në 24 orët e fundit
Mos udhëtoni nëse keni patur ndonjë nga këto sëmundje ose gjendje si:
▪ Hipertension i mushkërive,
▪ Hipertension arterial,
▪ Zemër mushkërore,
▪ Personat me sëmundje të valvulave,
▪ Vese të lindura të zemrës (të njohura si vrima në zemër)
▪ Personat me dhimbje gjoksi (angjinë) që janë në pritje të stentimit ose by passit ose kanë kryer stentim ose by pass brenda 6 muajsh,
▪ Personat me funksion të ulët të zemrës (pamjaftueshmëri e zemrës)
▪ Persona që kanë kryer cilindo operacion në zemër dhe nuk kanë kaluar 3 muaj pas operimit apo rehabilitimi i tyre nuk ka përfunduar,
▪ Personat me çrregullim të ritmit të zemrës ose ata që kanë vendosur një bateri,
▪ Personat që kanë ose kanë patur episode të edemes së mushkërive (edemë pulmonare).
▪ Personat më sëmundje të tjera si: sëmundje të retinës së syrit, epilepsi, sëmundje kronike të veshkave, sëmundje kronike të mushkërive, pagjakësi (anemi), personat që kanë ngushtim të enëve të gjakut që furnizon trurin me oksigjen, ata që kanë patur infarkt të trurit ose gjakderdhje në tru, personat me probleme të gjakderdhjes, por edhe personat me gjendje fiziologjike siç është shtatzënia.
Pra si përfundim, lartësitë e mëdha nuk janë të preferuara për shëndetin e zemrës, kur ju keni një problem si ato të lartpërmendura dhe jo vetëm që nuk janë të preferuara por edhe ndikojnë negativisht në shëndetin e zemrës dhe mushkërive. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje