LAJMI I FUNDIT:

Me ndihmën e këtij ‘regjimi’ mund të humbni 9 kg brenda dy javësh

Me ndihmën e këtij ‘regjimi’ mund të humbni 9 kg brenda dy javësh
(Foto: Pexels)

Nëse dëshironi të humbni sa më shumë peshë në një periudhë të shkurtër kohe, dieta me limon do t’ju ndihmojë vërtet.

Është e rëndësishme të pini një sasi të caktuar limonade çdo ditë para mëngjesit. Sigurisht, nuk duhet të neglizhoni vaktet e balancuara dhe ushtrimet.

Paralajmërimi i dietologëve për pijet e pashëndetshme
Lexo po ashtu Paralajmërimi i dietologëve për pijet e pashëndetshme

Dita 1: Përzieni së bashku një limon të shtrydhur me një gotë ujë dhe pini menjëherë pasi të zgjoheni – raporton BetterMe.


Dita 2: Përzieni së bashku dy limonë të shtrydhur në dy gota ujë. Për shije mund të shtoni mjaltë. Konsumoni para se të hani mëngjes.

Dita 3: Përzieni një limonadë me tre limona, tre gota ujë dhe pak mjaltë. Pini gjysmën në mëngjes dhe gjysmën para drekës.

Dita 4: Limonadë me katër limona, katër gota ujë dhe shtoni pak mjaltë. Pini në mëngjes dhe para gjumit.

Dita 5: Shtrydhni pesë limona në pesë gota ujë dhe pak mjaltë. Pini dy herë në ditë.

Dita 6: Shtrydhni gjashtë limona dhe përzieni me gjashtë gota ujë dhe pak mjaltë. Pini tri herë në ditë – para vakteve.

Dita 7: Përzieni së bashku lëngun nga tre limonë dhe 10 gota ujë. Konsumoni tri herë në ditë para ngrënies.

Dita 8: Përzieni lëngun e gjashtë limonëve me gjashtë gota ujë. Pini tri herë dhe para ngrënies.

Dita 9: Përzieni limonadën e bërë nga pesë limonë me pesë gota ujë dhe një lugë mjaltë. Pini tri herë dhe para ngrënies.

Dita 10: Limonadë me katër limona, katër gota ujë dhe një lugë mjaltë. Konsumoni tri herë në ditë.

Dita 11: Limonadë me tre limona, tre gota ujë. Shtoni një lugë të vogël mjaltë dhe pini dy herë në ditë.

Dita 12: Përgatitni limonadë nga dy limonë dhe përzieni me dy gota ujë. Pini para se të hani mëngjes.

Dita 13: Pini lëngun e një limoni të përzier me një gotë ujë.

Dita 14: Limonadë me tre limonë dhe dhjetë gota ujë. Shtoni një lugë mjaltë dhe pini disa herë.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori