Përveç ndeshjeve miqësore shumë interesante që do të zhvillohen në këto ditë, spikasin edhe ato që janë të vlefshme për katër biletat e fundit që vijnë nga Evropa.

12 skuadra do t’i kërkojnë gjashtë biletat e fundit, ndërsa katër prej tyre vijnë nga Evropa.


Suedia pret Italinë, Kroacia përballet me Greqinë, në dy ndeshjet më interesante.

Football Whispers ka zgjedhur formacionin më të mirë me lojtarët që do të jenë në fushë në tri ditët e ardhshme.

Portier: Gigi Buffon (Itali)

Portieri italian që është pa dyshim njëri prej më të mirëve në histori të futbollit, do të jetë në aksion të premten.

Ky është sezoni i tij i fundit në nivelet e larta, ndërsa me Italinë ka 173 paraqitje.

GettyImages 871270216 Gianluigi Buffon e do botërorin /Getty Images

Mbrojtës qendre: Dejan Lovren (Kroacia)

Fansat e Liverpoolit mund të jenë të dëshpëruar paksa me paraqitjet e tij të fundit, por kroati mbetet pikë e fortë e kombëtares së tij.

28 vjeçari kërkon kualifikimin kundër Greqisë.

GettyImages 517093974 Dejan Lovren /Getty Images)

Mbrojtës qendre: Lonardo Bonucci (Itali)

Ish lojtari i Juventusit, tani te Milani nuk po kalon periudhë të mirë.

Por kur ai luan me Giorgio Chiellini në mbrojtje dhe Buffonin në portë, kthehet prej më të mirëve në botë.

GettyImages 871289866 Leonardo Bonucci / Getty Images

Mbrojtës qendre: Kostas Manolas (Greqi)

I kërkuar nga Arsenali dhe Chelsea, ai vendosi të qëndrojë edhe për një kohë te Roma në Serie A.

Ai është i suspenduar për ndeshjen e parë, por do të jetë i gatshëm për ndeshjen kthyese ndaj Kroacisë.

GettyImages 451456542 Konstantinos Manolas /Getty Images

Mbrojtës i djathtë: Stephan Lichtsteiner (Zvicra)

Kapiteni i Zvicrës, është lojtar që nuk dorëzohet asnjëherë dhe te Juventusi luan rregullisht.

Edhe kur Dani Alves dhe Juan Cuadrado erdhën, ai kishte minuta të rëndësishëm në skuadër.

GettyImages 859862618 Stephan Lichtsteiner/Getty Images

Mesfushor: Luka Modric (Kroacia)

Ylli i Real Madrid është njëri nga lojtarët më të mirë në botë.

Ai nën regjinë e Zinedine Zidanes ka arritur të fitojë shumë trofe në dy vitet e fundit.

GettyImages 859679088 Luka Modric /Getty Images

Mesfushor: Marco Verratti (Itali)

Një nga margaritarët e Paris Saint-Germain’ padyshim.

Lojtar me treknikë të lartë dhe kërkues. Ai do të kërkojë ta dërgojë Italinë ën Rusi dhe të shkëlqej pastaj për vete.

GettyImages 843039016 Marco Verratti /Getty Images

Mbrojtës i majtë: Ricardo Rodriguez (Zvicër)

Ish lojtari i Wolfsburgut, tani te Milani, është një nga lojtarët kryesorë të Zvicrës.

GettyImages 859872160 Rodriguez /Getty Images

Mesfushor sulmues: Christian Eriksen (Danimarkë)

Një sensacion te Tottenham nën punën e Mauricio Pochettinos. Danezi kërkon që ta bëjë Danimarkën përsëri krenare në ndeshjet me Republikën e Irlandës.

GettyImages 841783388 Christian Eriksen /Getty Images

Mesfushor sulmues: Lorenzo Insigne (Itali)

Ylli i Napolit dhe njëri nga më të besuarit e Maurizio Sarrit.  Ai është një nga më të mirët te Italia, por ndeshja me Suedinë, kërkon dëshmimin e tij.

GettyImages 871286948 Lorenzo Insigne/Getty Images

 Sulmues : Andrea Belotti (Itali)

I kërkuar nga Chelsea dhe Manchester United, sulmuesi vendosi të qëndrojë të Torino.

GettyImages 843604176 Andrea Belotti /Getty Images

Ai është 23 vjeç, por ka treguar se di ta mbajë mbi super një kombëtare si e Italisë.  /Telegrafi/

telegrafi sport app