LAJMI I FUNDIT:

Ndeshje spektakolare në javën e 26-të në IPKO Superligën e Kosovës, vëmendja në kryeqytet në derbin e madh Gjilani – Drita

Ndeshje spektakolare në javën e 26-të në IPKO Superligën e Kosovës, vëmendja në kryeqytet në derbin e madh Gjilani – Drita

Java e 26-të në elitën e futbollit kosovar pritet të jetë spektakolare dhe do të zhvillohet në tri ditë radhazi.

Dy ndeshjet e para në IPKO Superligën e Kosovës do të fillojnë ditën e shtunë, ku takohen Drenica – Trepça ’89 dhe KEK-u – Llapi.

Ndërkohë të dielën adhuruesit e futbollit kosovar i presin edhe dy takime të tjera mjaftë interesante.


Me fillim nga ora 15:00 në Therandë do të përballen dy rivalët për t’i ikur barazhit Ballkani dhe Flamurtari.

Ndërkohë ajka e kësaj jave në IPKO Superligë do të zhvillohet në kryeqytetin kosovar ku takohen rivalët lokal Gjilani dhe Drita.

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ pritet të jetë i vogël për adhuruesit e futbollit kosovar që pritet t’i mbushin shkallët e stadiumit për këtë takim.

Por për ata tifozë që nuk mund ta sigurojnë një biletë ka menduar si gjithmonë platforma më atraktive në vend IPKO, pasi derbi lokal gjilanas Gjilani – Drita do të jetë në transmetim televiziv në Super Sport Kosova.

‘El Anamorava’ do të zhvillohet ditën e diel me fillim nga ora 20:00 në stadiumin e kryeqyteti Fadil Vokrri.

Ndërkohë në transmetim televiziv adhuruesit e futbollit kosovar do t’i kenë edhe dy pretendentët për titullin e kampionit Prishtinën dhe Feronikelit.

Prishtina do të luaj në udhëtim te Ferizaj të hënën me fillim nga ora 15:00, ndërsa në të njëjtin orar luan edhe Feronikeli si mysafir i Lirisë së Prizrenit. /Telegrafi/

E shtunë

15:00 Drenica – Trepça ‘89
15:00 KEK-u – Llapi

E diel

15:00 Ballkani – Flamurtari
20:00 Gjilani – Drita

E hënë

15:00 Ferizaj – Prishtina
15:00 Liria – Feronikeli

Në trend Sport

Më shumë
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

La Liga
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Premier League
Kalo në kategori