LAJMI I FUNDIT:

Ndeshja e fundit e sezonit në Bundesliga, atmosferë fantastike në Signal Iduna Park – Dortmundi përshëndetet me gjashtë futbollistë dhe drejtorin që do të largohen nga klubi

Ndeshja e fundit e sezonit në Bundesliga, atmosferë fantastike në Signal Iduna Park – Dortmundi përshëndetet me gjashtë futbollistë dhe drejtorin që do të largohen nga klubi

Borussia Dortmund e ka mbyllur një tjetër edicion në Bundesliga, edicion që e përfunduan në pozitën e dytë.

Por para fillimit të ndeshjes ka qenë një festë, pasi tifozët dhe klubi kanë falënderuar dhe përshëndetur gjashtë futbollistë të cilët nga tani janë të lirë dhe do të largohen nga Borussia Dortmund.


Mbrojtësi legjendar i verdheznjve, Marcel Schmelzer ka vendosur t’i jap fund karrierës në moshën 34-vjeçare dhe për të ishte hera e fundit në Signal Iduna Park si futbollist i BVB.

Schmelzer qëndroi për 14 vite në ekipin e parë të Dortmund, ku ka zhvilluar 367 ndeshje duke shënuar shtatë gola e duke asistuar në 34 të tjerë.

Tifozët falënderuan shumë legjendën e klubit duke zbuluar edhe një fanellë gjigante të tij.

Një largim emocionues ka qenë edhe ai i drejtorit Michael Zorc. 59-vjeçari që ishte edhe një futbollist legjendar i klubit, u largua nga pozita e drejtorit të Dortmund pas plot 24 vitesh, pasi qëndroi në atë pozitë nga 1 korriku i vitit 1998.

Njësoj i Schemlzer, tifozët verdhezi e falënderuar edhe Zorc me një koreografi të jashtëzakonshme.

Në fund të këtij edicioni nga Dorrtmund do të largohen edhe Erling Haaland që i bashkohet Manchester Cityt.

Ndërkohë nga klubi largohen si futbollist të lirë edhe Axel Witsel e mbrojtësi Zagadou, derisa Reiner kthehet në Real Madrid pas huazimit e Pongracic te Wolfsburg.

Të gjithë të larguarit u përshëndetën nga tifozët, derisa klubi i falënderoi duke i dhënë mirënjohje për kontributin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori