LAJMI I FUNDIT:

Ndeshja Kosovë-Mali i Zi, policia do të bllokojë këto rrugë

Ndeshja Kosovë-Mali i Zi, policia do të bllokojë këto rrugë

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas pranimit të kërkesës nga Federata e Futbollit të Kosovës, për ndeshjen e futbollit , e cila do të zhvillohet sonte, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drejtoria Rajonale e Policisë –Prishtinë, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për ë gjithë pjesëmarrësit si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt.

“Policia e Kosovës për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, do të veproj në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve.

Në këtë kontekst, policia do të ndërpres qarkullimin e të gjitha automjeteve në rrugët:


•Enver Zymberi dhe
•Rinia

Operacioni në fjalë do të filloj të implementohet sot (14.10.2019), që nga ora 10:00 deri 23:00, andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Lajme
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit paralajmëron gjoba për zyrtarët publikë që nuk kanë deklaruar pasurinë

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit paralajmëron gjoba për zyrtarët publikë që nuk kanë deklaruar pasurinë

Lajme
Dy pika kufitare me Serbinë të mbyllura, në Jarinjë aktualisht ka qarkullim

Dy pika kufitare me Serbinë të mbyllura, në Jarinjë aktualisht ka qarkullim

Lajme
Gjenden mjete të pashpërthyera gjatë rrënimit të një objekti të vjetër në Kërpimeh të Podujevës

Gjenden mjete të pashpërthyera gjatë rrënimit të një objekti të vjetër në Kërpimeh të Podujevës

Kronika e Zezë
“Po forcojmë sigurinë në Evropë”, Valtonen: Kosova e ka vendin e merituar në BE

“Po forcojmë sigurinë në Evropë”, Valtonen: Kosova e ka vendin e merituar në BE

Lajme
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Lajme
Kalo në kategori