LAJMI I FUNDIT:

Ndërtimet pa leje në Pejë: Dyshohet drejtori i Inspektoratit, hetimet mund të përfshijnë zyrtarë të tjerë (Video)

Ndërtimet pa leje në Pejë: Dyshohet drejtori i Inspektoratit, hetimet mund të përfshijnë zyrtarë të tjerë (Video)

Katërmbëdhjetë objekte banesore në qytetin e Pejës janë pa leje apo e kanë tejkaluar atë. Këto të paktën janë të gjeturat fillestare të prokurorisë themelore të këtij qyteti. Për këto e të tjera që mund të zbulohen, kjo Prokurori ka nisur hetimet ndaj drejtorit të deritanishëm të inspektoratit të Komunës, Demë Dashit.

Sipas prokurores Sahide Gashi, Prokuroria ka dyshime se kjo është toleruar me vetëdije nga i dyshuari.

Mirëpo, meqenëse është faza fillestare e hetimeve, Gashi thotë se nuk mund të jepen edhe shumë detaje, veçse këtu pretendojnë se hetimet e mëtejme mund të përfshijnë edhe zyrtarë të tjerë.


Për ndërtime pa leje apo tejkalim të tyre thonë se kanë reaguar kohë më parë edhe partia më e madhe opozitare në këtë komunë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Klan Kosova ka provuar te marr përgjigje edhe nga drejtori Demë Dashi, por kontakti me të ka qenë i pamundur. Ndërsa, avokati i tij Gëzim Kollqaku, i tha televizionit me telefon se Prokuroria nuk ka prova te bazuara as për të ngritur aktakuze ndaj klientit te tij.

Sipas tij, drejtori i inspektoratit kishte monitoruar ndërtimet pa leje e madje shumë prej tyre i kishte denoncuar tek organet kompetente të drejtësisë. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori