Regjisori i animacionit të popullarizuar “Tom and Jerry”, Gene Deitch, ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeçare.

Ilustruesi i filmit dhe fituesi i çmimit Oscar vdiq papritur të enjten në banesën e tij në Pragë, shkruan Daily Mail.


Gene, emri i vërtetë i të cilit ishte Eugene Merrill Deitch drejtoi realizmin e 13 animacioneve për fëmijë duke përfshirë “Tom and Jerry” dhe atë të “Popeye”.

27380380 8234221 image a 128 1587300712443

Përmes rrjetit social Twitter shumë ndjekës kanë shprehur ngushëllime për humbjen e tij duke kujtuar veprat e tij të paharruara.

Gene ka lënë pas gruan dhe tre djem nga martesa e tij e parë, të cilët janë të gjithë animatorë dhe karikaturistë. /Telegrafi/

27380510 8234221 image a 130 1587301310402