LAJMI I FUNDIT:

Ndërroi jetë personi që u rrah në Kaçanik

Ndërroi jetë personi që u rrah në Kaçanik

Ka ndërruar jetë një person në QKUK, si pasojë e lëndimeve të marra më 23 qershor në Kaçanik.

Viktima ishte përfshirë në një rrahje në mes katër personave, ku tre prej të dyshuarve e kishin goditur atë me mjete të forta, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Si pasojë e lëndimeve të marra, i njëjti ishte dërguar pa vetëdije në QKUK, ndërsa sot është konfirmuar vdekja e tij nga Policia e Kosovës.


Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.