LAJMI I FUNDIT:
Peja 7° cloudy

Ndërpritet furnizimi me ujë për disa zona të Istogut

Ndërpritet furnizimi me ujë për disa zona të Istogut

KRU “Hidrodrini”  njofton se për shkak të punimeve dhe intervenimeve të domosdoshme në sistemin furnizues, është ndërprerë furnizimi me ujë për disa konsumatorë të Istogut.

Konkretisht, furnizimi është ndërprerë për konsumatorët e Banjes, Corollukës dhe Lubovës. Kjo ndërprerje ka ardhur si pasojë e nevojës për ndërrimin e valvulave me lokacion në Banje, në rrugën ‘Rozhaja’.

Furnizimi me ujë për këto zona pritet të kthehet rreth orës 16:00./Telegrafi/