Ndërprerje e përkohshme e ujit në lagjen “Bajram Curri” të Prizrenit për shkak të defektit në rrjet

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes, si pasojë e një defekti në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një plasaritje të gypit në rrugën “Bejt Kajdimqaj”, e cila ka ndikuar në ndërprerjen e furnizimit me ujë për lagjen “Bajram Curri”, përfshirë të gjitha rrugët përcjellëse.
Ndërprerja pritet të zgjasë nga ora 12:00 deri në orën 15:00.
Nga kjo kompani është bërë e ditur se ekipet e mirëmbajtjes ndodhen në terren dhe janë duke punuar për sanimin sa më të shpejtë të defektit, me qëllim rikthimin e furnizimit me ujë në gjendje normale. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































