Hitbërësi i këngës “Feel”, i cili u largua nga bendi në vitin 1995, aktualisht vepron si ndërmjetës kur ekzistojnë zënka ndërmjet anëtarëve të “Take That”: Gary Barlow, Mark Owen, Jason Orange dhe Howard Donald.

“Nganjëherë në grup duhet të ekzistojë kompromisi. Unë mund ta kem një ide për diçka, ndërsa Jason mund ta ketë një ide tjetër. Jemi katër veta, ndërsa kur bëhemi dy nga dy, atëherë e thërrasim Robbien në telefon dhe e pyesim se çfarë mendon ai”, ka treguar Mark Owen.