Ndalohet puna e agjencisë që mashtroi studentët e Maqedonisë për punësime në Gjermani

Inspektoriati Shtetëror i Punës ka marrë vendim për të ndaluar punën e agjencisë ''Venera Kemalovski'' në Manastir, që ndërmjetësonte punësimet në vendet e jashtme.
Ndalesa është shqiptuar për një muaj, kurse inspektoriati do të kërkojë procedura për kundërvajtje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Inspektimet në këtë agjenci janë kryer më 5 dhe 14 korrik, pas lajmeve për mashtrim të një grupi studentësh për puënsim në Gjermani.
Paraprakisht, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bëri të ditur se do të nisë procedura kontrolli ndaj agjencisë së lartëpërmendur./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































